Depresioni, vetëvaret me litar në kasolle 67-vjeçari
Gjendet i vetëvarur në kasollen e bagëtive 67-vjeçari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Rrajcë-Fushë, në Përrenjas të Librazhdit. Ismail Çuku u gjet i vetëvarur me litar në kasollen e bagëtive nga njëra prej vajzave të tij. Sipas të dhënave të policisë, i ndjeri nuk kishte shfaqur shenja të depresionit më parë, ndonëse kohët e fundit ishte bërë më i vetmuar. Ende nuk dihen shkaqet e vetëflijimit të radhës në këtë zonë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili ka arritur në konkluzionin se i moshuari është vetëvarur. Ismail Çuku jetonte me bashkëshorten dhe tre fëmijë. Në atë çast në banesë ka qenë vetëm njëra nga vajzat. F.S.