Arbitrat, akuza të forta për strukturat e policisë
TIRANË- Shoqata e Arbitrave ka reaguar sot për dhunën e shfaqur në ndeshjen mes Laçit dhe Kastriotit, ku u godit në mënyrë barbare gjyqtari Lorenc Jemini.
Pas një mbledhje të kësaj Shoqate, përmes një komunikate për shtypin është denoncuar rrahja e gjyqtarit, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe akuzat direkte ndaj Policisë së Shtetit. Shoqata akuzon edhe presidentin e Laçit Pashk Laska, si një person që mban një post të rëndësishëm dhe zgjedh të veprojë me vetgjyqësi.
“Padrejtësia që kulmoi me dhunën kundër arbitrit Jemini ka ardhur edhe si pasojë e trysnisë, frikës dhe imponimit që njerëz të tillë bëjnë ndaj arbitrave në momente e kohë të ndryshme”, bën të ditur Shoqata. Por, arbitrat akuzojnë hapur edhe strukturat e policisë, që sipas tyre janë treguar të mefshët në reagim.
“Çfarë procedure kërkon policia, kur ajo që ndodhi ishte flagrante”, shkruan në Komunikatën për mediat Shoqata e Arbitrave. Gjithsesi, mbetet fakt se as arbitri, as Federata dhe as Shoqata e Gjyqtarëve, nuk kanë bërë ndonjë denoncim për dhunën në Laç.
(el.me/A.Latifi/BalkaNWeb)