E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, grabitet një zyrë postare

POGRADEC- Grabitet një zyrë postare në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së sotme në fshatin Bucimas, ku persona të paidentifikuar pasi kanë thyer xhamat e dritareve kanë hyrë brenda zyrës duke grabitur 120 mijë lejë të reja dhe dokumentet.

Më pas ata janë larguar ndërsa gjithcka është vënë re sot në mëngjes kur punonjësit janë paraqitur në zyrë. Menjëherë ata kanë njoftuar policinë, të cilat mbërritën në vendngjarje dhe nisën hetimet për ngjarjen.

Ende nuk ka të shoqëruar për grabitjen, ndërsa policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve në bazë të gjurmëve të lëna në vendngjarje dhe më pas arrestimin e tyre.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›