Muhedini: 2 forca politike dëmtojnë çështjen çame
DURRES- Kreu i PDI-së, Tahir Muhedini ka deklaruar gadishmërinë e tij për të dhënë dorëheqjen nga çdo funksion në interes të ruajtjes së unitetit brenda radhëve të shoqatës dhe partisë së komunitetit çam.
Deklarimi i tij është bërë në Durrës në takimin e organizuar me mbështetës të PDI-së të cilët janë përfshirë në një situatë konfuze pas përplasjes së Muhedinit me deputetin Shpëtim Idrizi.
Për më shumë se 30 minuta Muhedini ka synuar të bindë mbështetësit se konflikti mes PDI dhe PDU-së së Idrizit është shtytje që vjen nga jashtë me synimin e minimit të çështjes çame pikërisht në kohën kur partia e tyre është bërë pjesë e aleancës me të djathtën në pushtet.
“Nuk patëm fatin të gëzojmë as një ditë mandatin e deputetit tonë në parlamentin shqiptar pasi deputeti Dashamir Tahiri iku nga PDI në një forcë tjetër politike”,ka thënë kreu PDI-së Tahir Muhedini.
Ai e ka cilësuar historike futjen e partisë çame në parlamentin shqiptar. Kreu i kësaj partie është shprehur se “dy forca politike dëmtojnë rëndë çështjen çame”. (e.n/News24/BalkanWeb)