E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj: Personeli i pregatitur, suksesi i reformave në arsim

KORCE- Niveli arsimor edukativ ka qënë në qendër të analizës vjetore të Drejtorisë Rajonale Arsimore në rrethin e Korcës.

Të pranishmit në takim janë përqëndruar tek reformat në arsim dhe trajnimet apo kualifikimet që synojnë përmirësimin e nivelit arsimor në tërësi.
Kreu i drejtorisë rajonale të Korcës, Andrea Mano theksoi se modelet e reja të trajnimit pritet të sigurojnë zhvillim profesional në mësimdhënie.

Ndërsa ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj duke iu referuar reformës arsimore ndër vite, vlerësoi progresin në këtë fushë. Sipas tij, kyci i suksesit të refomarve mbështetet në personelin e pregatitur.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›