Plagët po mbyllen pak nga pak
23/02/2005 residenti i SHBA darkon me Shirakun dhe takon partnerët e NATO-s
George Bush ka bërë edhe një herë thirrje për paqe në Lindjen e Mesme dhe më shumë ndihmë në Irak
“Sa herë që takohem me Zhak, ai ka gjithnjë këshilla të mira për të më dhënë”, tha Bush, duke u kthyer nga Shirak. “Jam gati për të të dëgjuar”. Shirak, përmes një përkthyesi, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Franca kanë patur “gjithmonë marrëdhënie të ngrohta” dhe ndajnë “shumë ideale dhe vlera”, për të cilat kanë punuar prej 200 vjetësh për t’i mbajtur gjallë
“Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë interesa të njëjtë, në një Liban të lirë e demokratik. Angazhimi ynë i përbashkët për progresin e demokracisë po testohet në Liban, një vend dikur i lulëzuar, por që tani vuan nën influencën e fqinjit shtypës”
Presidenti amerikan u tha udhëheqësve evropianë se uniteti transatlantik është shumë i rëndësishëm për të përballuar sfidat e përbashkëta – përfshirë paqen në Lindjen e Mesme, kërcënimin bërthamor iranian dhe distancimet nga demokracia në Rusi.
Presidenti Bush darkoi me homologun francez, Zhak Shirak, i cili ka qenë një prej kritikëve më të mëdhenj të pushtimit të Irakut në 2003.
Duke folur për gazetarët përkrah Shirakut, Bushi tha se fakti, që darkën e parë në Evropë që pas rizgjedhjes e kaloi me Presidentin francez, tregon “sa e rëndësishme është marrëdhënia me Shirakun, për mua personalisht dhe për vendin tim”.
“Sa herë që takohem me Zhak, ai ka gjithnjë këshilla të mira për të më dhënë”, tha Bush, duke u kthyer nga Shirak. “Jam gati për të të dëgjuar”. Shirak, përmes një përkthyesi, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Franca kanë patur “gjithmonë marrëdhënie të ngrohta” dhe ndajnë “shumë ideale dhe vlera”, për të cilat kanë punuar prej 200 vjetësh për t’i mbajtur gjallë.
I pyetur nëse marrëdhëniet ishin aq të forta sa ta ftonte Shirakun në rezidencën e tij në Teksas, Bushi u përgjigj me shaka: “Po kërkoj një kauboj të mirë”. Të dy presidentët i bënë thirrje Sirisë, që të largohet nga Libani pas vrasjes së ish-kryeministrit Rafik Hariri.
Në një deklaratë të përbashkët, ata thanë se “mbështesim hetimin e OKB në këtë akt terrorist dhe bëjmë thirrje për bashkëpunim nga të gjithë palët me qëllim gjetjen e autorëve”.
Ndonëse në itinerarin e tij, veç Brukselit ka patur edhe vetëm dy vende të tjerë, Gjermania dhe Sllovakia, Bushi ka dashur të takojë thuajse çdo aktormadhor politik në kontinent, përfshirë Vladimir Putinin dhe Gerhard Shrëderin.
Bushi e zgjeroi më tej vizionin e tij të politikës së jashtme të bërë publik muajin e kaluar, duke thënë se qëllimi i tij është edhe ai i udhëheqësve demokratikë në të gjithë botën. Përpjekja për të luftuar terrorizmin dhe përhapur lirinë nuk “është një strategji amerikane, apo strategji evropiane, apo strategji perëndimore”, tha ai.
“Të përhapësh lirinë, për hir të paqes, kjo është kauza e të gjtihë njerëzimit”, tha Presidenti i SHBA, duke shtuar se “aleanca jonë ka aftësinë dhe detyrën që të bëjë peshoren e historisë të anojë nga liria”. Bushi tha se qëllimi kryesor aktual është paqja në Lindjen e Mesme, duke shtuar se zgjidhja e konfliktit mes palestinezëve dhe izraelitëve mund të arrihet. “Paqja jonë varet nga shpresa e tyre për liri”, tha Bush.
Siria të largohet nga Libani
Bushi i bëri thirrje Sirisë që “t’i japë fund pushtimit të Libanit”, duke thënë se populli libanez ka të drejtë të jetë i lirë. “Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë interesa të njëjtë, në një Liban të lirë e demokratik. Angazhimi ynë i përbashkët për progresin e demokracisë po testohet në Liban, një vend dikur i lulëzuar, por që tani vuan nën influencën e fqinjit shtypës. “Regjimi sirian, ashtu siç duhet të ndërmarrë veprime për të ndalur ata që mbështesin dhunën dhe diversionin në Irak, ashtu duhet edhe t’i japë fund mbështetjes për grupe terroriste, që kërkojnë të shkatërrojnë shpresën e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve”.
Ai u bëri thirrje udhëheqësve evropianë që të mbështesin përpjekjet për t’i dhënë fund asaj që administrata e SHBA e përshkruan si një kërcënim bërthamor nga Irani. “Në Iran, bota e lirë ka një objektiv të përbashkët. Për hir të paqes, regjimi iranian duhet t’i japë fund mbështetjes për terrorizmin dhe nuk duhet të zhvillojë armë bërthamore”, tha Bush. Shumë evropianë tremben se mos SHBA nis veprime ushtarake kundër Iranit, edhe ndërkohë që udhëheqësit evropianë po kryejnë bisedime me republikën islamike. Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar të hyjnë në këto bisedime.
Bushi tha se “asnjë opsion nuk mund të largohet përfundimisht nga tryeza. Megjithatë, Irani ndryshon nga Iraku. Ne jemi në fazat e para të diplomacisë”.
Protestat
Të hënën në mbrëmje, mijëra vetë demonstruan jashtë ambasadës amerikane në Bruksel, shumë prej të cilëve kundërshtuan fuqishëm luftën në Irak. Disa mbanin në duar pankarta, ku lexohej “Bush nuk je i mirëpritur”, apo “Bush, kthehu në shtëpi”. Të paktën në një prej tyre Presidenti amerikan konsiderohej i paligjshëm. Zyrtarë belgë thanë se protestat ishin paqësore. Ndërkohë, qindra policë u angazhuan për t’i mbajtur nën kontroll.
Në fjalimin e tij, Bush tha se mbështeste pranimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë, por shtoi se “të gjithë vendet evropiane duhet të vendosin reformat demokratike në qendër të dialogut të tyre me Rusinë”.
Presidenti dhe Zonja e Parë, Laura Bush, mbërritën të dielën në mbrëmje në Bruksel, qendra e aleancës së NATO-s.
NATO, më shumë mbështetje në Irak
Presidenti Bush ka vënë në qendër të axhendës së tij synimin e riparimit të aleancës transatlantike në takimet me NATO dhe Bashkimin Evropian. Ai ka kërkuar angazhim për më shumë trajnime në Irakun e pasluftës, si dhe ka vazhduar të përsërisë kërkesën për rritje të trysnisë ndaj Iranit, që ky t’u japë fund ambicieve bërthamore. 26 anëtarët e NATO-s kanë pranuar se do të marrin pjesë në një program modest për të trajnuar ushtrinë irakene.
Pavarësisht mendimeve të ndryshme në lidhje me luftën, “të gjithë kombet janë tashmë të interesuar për një Irak të lirë dhe demokratik”, tha Bush gjatë takimeve të djeshme. Gjithashtu, aleanca ka theksuar edhe një herë angazhimin në Afganistan si dhe ka diskutuar në lidhje me një rol të mundshëm të NATO në Lindjen e Mesme, nëse Izraeli dhe palestinezët arrijnë marrëveshje.
Mëngjes me Blerin
Përpara se të zhvillonte dy samitet me udhëheqësit e NATO dhe Bashkimit Evropian, Bushi kaloi mëngjesin në shoqërinë e Kryeministrit britanik, Toni Bler.
Ndërkohë, në pritje të takimit të sotëm në Bratislavë, me Presidentin rus, Vladimir Putin, Bushi nuk kurseu disa kritika për këtë të fundit. “Kam një marrëdhënie të mirë me Vladimirin. Dëshiroj që të mbetet e tillë. Por më duhet gjtihashtu ta kujtoj se, nëse ai synon për nga Perëndimi, kjo kërkon vlera të përbashkëta, të cilat janë shumë të rëndësishme”, tha Bush.
Bushi la të kuptohet që mbështetja e Perëndimit për hyrjen e Rusisë në Organizatën Botërore të tregtisë mund të ndikohet nga shkalla me të cilën Rusia angazhiohet “në ekonomi liberale dhe të tregut të hapur”.