Për mikeshën, rreh mësuesin
23/02/2005 Rasti i dytë në Fushë Krujë
FUSHË KRUJË – Në mënyrë të përsëritur në shkollën e mesme “Shote Galica” në Fushë Krujë, një tjetër mësues është bërë pre e dhunës së nxënësve.
Këtë herë ka qenë 21-vjeçari A.Çela, me banim në fshatin
Armenas, të Fushë Krujës, i cili është shpallur në kërkim sepse dy ditë më parë ka ushtruar dhunë fizike ndaj mësuesit Lami Bajza. Sipas policisë, mësuesi ka qenë në mjediset e shkollës kur 21-vjeçari ka debatuar dhe më pas ka goditur me grushta mësuesin. Shkak, sipas policisë, është bërë vendosja e notës negative nga ana e mësuesit për një nxënëse, e cila mësohet se ka qenë e njohura e Çelës.
Burimet e polcisë, saktësuan se mësuesi ka qenë në krye të detyrës dhe kjo e ka rënduar shumë të riun, për të cilin do të vendosë drejtësia.
Drejtuesit e shkollës kanë reaguar menjëherë, duke kërkuar që shteti të marrë në mbrojtje mësuesit si dhe të ndëshkojë përgjegjësit e ushtrimit të dhunës.
Fenomeni i ndëshkimit të mësuesve në procesin mësimdhënës është shndërruar në ndodhi e përditshme, por vetëm një pjesë e tyre i janë drejtuar policisë për denoncim.
Jëmë larg se muaji korrik i vitit 2004, sërish një mësues i shkollës së mesme “Shote Galica” u bë pre e dhunës dhe e kërcënimit për gjobvënie. Edhe kjo ngjarja ndodhi në mjediset e shkollës, ku mësuesi Bashkim Dushku, ishte përballur me nxënësin Miftar Babasi. Shkak i kësaj ngjarjeje ishte bërë fakti se nxënësi ka mbetur në lëndën e matematikës në provimet e pjekurisë. Për këtë pretendim të nxënësit, mësuesi është goditur disa herë me grushta në fytyrë, duke i shkaktuar plagë të lehta. Mësuesi, nga Tirana, jepte lëndën e matematikës në gjimnazin e Fushë-Krujës, ishte kërcënuar edhe më parë nga i njëjti nxënës.