Debitorët, 58 milionë lekë borxh ndaj KESH
23/02/2005 Gati penalizimi për 21 subjekte
DURRËS - Zona e shpërndarjes së energjisë elektrike në Durrës do të denoncojë këto ditë në organet e drejtësisë 21 shtetas për shumat e mëdha të debisë si dhe për ndërhyrje të paligjshme në rrjetin elektrik. Pjesa më e madhe e tyre janë subjekte tregtare, por mes tyre ka edhe familjarë mospagues në disa vite.
Nga deklarimet e drejtorit të KESH në Durrës, Llambi Karamani, mësohet se, “së bashku këta pajtimtarë debitorë i kanë borxh elektrikut 58 milionë lekë”.
Kjo ka shtyrë drejtuesit e elektrikut të përgatisin dosjet për
ndjekjen e tyre penale. Sipas burimeve të KESH në Durrës, mësohet se shuma në 58 milionë lekë e borxhit i përket përiudhës nga janari i vitit 2001 e deri në fund të vitit 2004.
Karamani ka deklaruar se “ka edhe emra të tjerë të familjarëve, subjekteve private dhe atyre buxhetore që kanë shuma të mëdha të paarkëtuara, por KESH ka vendosur të bëjë shembull si fillim 21
abonentë, ndërkohë që 2 prej tyre janë në proces përmbarimi”.
Midis debitorëve, ka subjekte që detyrohen për shumën 5.8 milionë lekë, ndërsa në listën e debitorëve, detyrimi më i vogël ndaj arkës së KESH është në shumën e 880 mijë lekëve.
58 milionë lekë
borxhi ndaj KESH
5.8 milionë lekë
borxhi më i madh ndaj KESH
880 mijë lekë
borxhi më i vogël ndaj KESH
21 abonentë
gati për t’u penalizuar
2 abonentë
në proces përmbarimi
88 për qind
shlyerja e deyrimeve ndaj KESH