Në ankand një dorëshkimi të madhit Mark Tuejn
NEW YORK- Ai është një ikonë e letërsisë amerikane ndaj tani një dorëshkrim i papublikuar më parë, fotografi e letra personale të cilat dikur i përkisnin tregimtarit legjendar Samuel Clemens do të nxirren në ankand nga Sotheby në Njujork. Samuel Clemens është i njohur më së shumti me emrin e tij të artit, Mark Tuejn, si dhe për autorësinë e romaneve klasikë amerikanë Tom Sojer dhe Aventurat e Hakëlberri Finn. Sotheby e nisi paraqitjen paraprake të objekteve që dikur i përkisnin Mark Tuejn të mërkurën, 100 vjet pas ditës së ndarjes së tij nga jeta më 21 Prill 1910.
Mëse një shekull më vonë popullariteti i Tuejn vijon të jetë ende i madh pas lajmeve për nxjerrjen në ankand të trashëgimisë së tij, tha zëvendës presidentja e seksionit të librave e dorëshkrimeve pranë Sotheby, Elizabeth Muller. "Në listën e librave që vijojnë të lexohen me ëndje përfshihen gjithnjë Hak Fin e Tom Saëyer edhe pse kanë kaluar shumë e shumë vjet nga botimi i tyre për herë të parë respektivisht në vitet 1876 e 1885. Një numër i madh shkrimtarësh kanë mbetur në hije ndërsa ai vijon të jetë ende në majat e letërsisë amerikane" tha ajo.
Ankandi do ta vërë theksin tek personaliteti i dyfishtë në dukje i Samuel Clemens e Mark Tëain. Ndërsa Tëain është i njohur gjerësisht për mendjen e tij të mprehtë, humorin e pashtershëm, si dhe komentet dërrmuese shoqërore, Samuel Clemens ishte gjithashtu një baba e një bashkëshort i dashur i cili vuajti tragjedi të mëdha personale, përfshi këtu vdekjen e vajzës Suzi e djalit Lengdon.
Elementi më i spikatur i këtij ankadi është nderimi nga ana e Clemens për vajzën e tij Suzi. Bëhet fjalë për një dorëshkrim të papublikuar të quajtur "Një skicë familjare". Sotheby tha se dorëshkrimi me 65 faqe është kapitulli i munguar i autobiografisë së Clemens si dhe një analizë intime e përkujtimore e jetës së tij. Ky dorëshkrim pritet të shitet me një çmim ndërmjet 120,000 deri 160,000 dollarë.
Duke folur për ankandin Muller tha: "Ekzistojnë mëse 150 letra, shumë prej të cilave i drejtohet botuesit të tij dhe bëjnë fjalë për veprën e tij. Një pjesë e mirë e tyre iu drejtohen miqve dhe familjes së tij, sidomos bashkëshortes Livy. Në to flitet me një gjuhë tepër të butë. Disa të tjera i drejtohet vjehrrit të tij të ardhshëm, si dhe vajzave të tij Suzi, Klara e Xhin."
Një letër drejtuar vjehrrit të tij të ardhshëm në të cilën kërkohet pranimi i tij si dhëndër pritet të shitet me një çmim ndërmjet 30,000 deri 40,000 dollarë. Një fotografi e rrallë e djalit të tij, Langdon, i cili vdiq kur ishte vetëm 19 muajsh, mund të shitet me një çmim ndërmjet 8,000 deri 12,000 dollarë. Gjithashtu në shitje do të nxirret një letër e shkruar nga Clemens pas vdekjes të së shoqes, Livy, ku ai shkruan: "Nuk do të martohem sërisht."
Adhuruesit e letërsisë mund të gjejnë me interes anën humoristike të Tuejn. Në një letër shkruar revistës Century, Clemens iu ofron me shaka vetveten si intervistues të Mark Tuejn. Kjo letër pritet të shitet me një çmim ndërmjet 3,500 deri 5,000 dollarë.
Muller tha se kjo letër ishte vetëm një shembull i personalitetit të Tuejn të cilin e përshkroi si "Të vrullshëm, të pafe, jo besimtar, të gatshëm për tu tallur me gjithçka."
Ky ankand do të ofrojë mëse 200 objekte që i përkasin këtij autori ndaj Sotheby pret të sigurojë të ardhura me vlerë deri 1.2 milion dollarë. Ky ankand do të zhvillohet në Njujork më 17 Qershor.
(m.a/s. topi/BalkanWeb)