Çmenden socialistët, kërkojnë mandatin e deputetit me zor në Fier

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë një deklaratë për shtyp sot me anë të së cilës ka përforcuar deklaratat e mëparshme të çmendjura të lidershipit të PS-së se pa mandatin e nëntë në Fier, nuk do t’i njohin zgjedhjet. “Pazari i Qeverisjes Berisha-Meta që ka për synim vjedhjen e mandatit të nëntë të Partisë Socialiste në Fier, ka filluar këto ditë hakmarrjen ndaj personave të veçantë të cilët mbështetën partinë socialiste më 28 qershor. Falangat e Sali Berishës në çdo cep të Shqipërisë, në çdo qytet dhe fshat kane filluar të zbatojnë urdhrin politik për hakmarrje ndaj qytetarëve që më datë 28 qershor mbështetën në shumicë dëshirën dhe vullnetin për të ndryshuar Shqipërinë’ u shpreh Taulant Balla, i njohur në Librazhd si kamikazi i fundit i Edvinit. “Mbledhja e sotme që sapo u mbyll ishte një tjetër dëshmi e kësaj maskarade. Apeli ynë për të gjithë ata shqiptarë që na kanë votuar, ata mijëra që vazhdojnë të na kërkojnë qëndrim të prerë, është durim, deri në përfundimin e procesit të turpshëm të diskutimit të mandatit të 9 në Fier. Asnjë pazar, nuk mund të ndryshojë vullnetin e shprehur të të gjithë shqiptarëve. I kujtoj sot Sali Berishës dhe Ilir Metës, se ne do të mbrojmë me çdo kusht, vullnetin e shqiptareve, sikurse do të mbrojmë çdo qytetar shqiptar nga hakmarrja primitive e çdo pazari të pistë” përfundoi Balla, tiradën dëshpëruese që duket se s’do të ndalë largimin e Edvinit edhe nga kreu i Partisë Socialiste.
...