“Zëvendësimi i mandateve, me shumicë të thjeshtë”
Deklaron kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben RistaniNë një kohë kur kanë mbetur dhe pak javë nga djegia e afateve Kushtetuese mbi mandatet e deputetëve të opozitës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaron se është i gatshëm të zëvendësojë listën e mandateve. Bojkoti i tej zgjatur i Kuvendit dhe për më tepër për 6 muaj resht e njëherazi pa arsye, detyron institucionet që vlerësojnë ligjshmërinë e mandateve të zëvendësojnë mandatet e deputetëve aktualë të Partisë Socialiste. Në këtë drejtim, votimi me shumicë të thjeshtë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mund të bëjë zëvendësimin në listë proporcionale të deputetëve të cilëve u ndërpritet mandati sipas nenit 71 të Kushtetutës. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani e mbështet këtë logjikë në kodin elektoral, i cili shprehet qartë për rastet e vendimmarrjes së cilësuar, pikërisht në nenin 24 të tij. Sipas Ristanit procedura ligjore parashikon që KQZ të veprojë sapo merr njoftimin nga kuvendi për mungesën e deputetëve. Neni 164 i Kushtetutës thotë se KQZ, merr vendim për dhënien e mandatit kandidatit të radhës në listën e kandidatëve të regjistruar sipas nenit 67 të këtij Kodi.Kjo procedurë, që sipas Ristanit votohet edhe me një shumicë prej vetëm 4 anëtarëve të komisionit, nuk do të mund të bllokohej edhe në rast vënie në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese.Deputetët që sapo kanë përfituar mandatin, tashmë kanë një afat edhe më ngushtë brenda të cilit, Kodi Elektoral i ngarkon me detyrimin që të bëjnë betimin, vetëm 30 ditë. Pas kësaj KQZ do të përfshihej në një tjetër procedurë zëvendësimi mandatesh në listës proporcionale të subjektit politik....