“Çmendet” çmimi i naftës
• Çmimi i arit të zi ka pësuar një rritje të ndjeshme në bursat ndërkombëtare. Sipas mediave të huaja, çmimet e naftës në bursën e Nju Jorkut shënuan një nivel të ri rekord dhe arritën në 112 dollarë për fuçi.
Nafta arriti në 112 dollarë e 16 centë, pas publikimit të një raporti qeveritar, ku tregonte një rënie të papritur të rezervave të naftës në Shtetet e Bashkuara. Departamenti amerikan i Energjetikës thotë se rezervat e naftës ranë në masën 3,2 milionë fuçi. Javën e kaluar këto depozita arritën gjithsej në 316 milionë fuçi. Raporti qeveritar vë gjithashtu në dukje, se rezervat e benzinës dhe të karburantit për ngrohjen e banesave shënuan rënie. Ngritja e mëparshme rekord e çmimeve u shënua muajin e kaluar, kur nafta shitej me 111 dollarë e 80 centë për fuçi. Çmimi i arit të zi në tregjet ndërkombëtare sa vjen dhe po shtrenjtohet edhe më shumë. Por kjo rritje çmimesh ka një efekt të menjëhershëm në tregun vendas për vetë konjukturën e tregut, ku mbi 85 për qind e nevojave të vendit për karburante plotësohet nga importi. Në këtë mënyrë luhatjet e çmimit të naftës në bursa reflektohen menjëherë në tregun vendas. Në fakt, prej muajsh çmimi i karburanteve në vend sa vjen dhe rritet edhe më shumë.