E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmime letrare që shiten dhe blihen

KUNDËR LAVDISË SË RREME

M’u kujtua kupa ime e argjendë, dhënë nga kjo shoqëri në vitin 2002.
Më kujtohet si tani kënaqësia prej gjimnazisteje që ndjeva, teksa po
nxirrja nga kutia atë kupë të vendosur në një piedestal druri, ku thuhej: International poet of merit award presented to... (emri im këtu) akorduar nga International Society of Poets. E vumë në dhomën e ndejës, ku mund ta shihte gjithkush. E shihja edhe unë dhe, në vend të një krenarie të ligjshme, ndjeja një zbraztësirë në shpirt. Cili qe ai komision, që kishte vlerësuar poezinë time dhe kishte vendosur të më jepte kupën e argjendë të fitueses në poezi? Ishte vërtet poezia që ma dha këtë nder, apo çeku im prej 100 e kusur dollarësh, që kisha postuar për të sipas kërkesës që m’u bë?

A është e nevojshme të flas edhe më konkretisht? Në fund te majit me erdhi një çertefikatë "për arritje të jashtëzakonshme në poezi", si edhe një letër ku thuhej se një poezi imja qe sugjeruar nga editori të futej në një përmbledhje të re poetike, e po ashtu edhe të regjistrohej në një CD "Sounds of Poetry". Ndërsa më tej më thuhej se "...po qe se unë do të dëshëroja të kisha një kopje të këtij albumi, do të më kushtonte $49+$8 (për postën), dmth 57 dollarë. Lind pyetja: Pse duhet të paguaj unë, kur jeni JU zotërinj që e keni zgjedhur poezine time për ta botuar në një përmbledhje poetike? Mua më takon t’ju paguaj ju, apo ju takon juve të më paguani mua?

Në letrën e datës 5 maj të vitit që sapo u mbyll, ftohem të marr pjesë në një
simpozium në Las Vegas, si "honored member of our society" që mbahet
në 19 korrik, me rastin e 21 vjetorit të saj. Afati i rregjistrimit për simpoziumin ishte deri në 14 maj. Pagesa për regjistrimin si e ftuar ishte 475 dollarë! Dhe të ftuar nderi në simpozium janë 750 veta. Bëjeni vetë aritmetikën… Do t’u thoja miqve të mi të penës, të rinj dhe të vjetër, që për hir të respektit ndaj krijimtarisë suaj, mos u vetkënaqni nga falciteti i çmimeve, për të cilat edhe ju vetë jeni të ndergjegjshëm se blihen duke paguar. Ju meritoni shumë më tepër!

Albana LIFSCHIN

1.
Kisha kaq kohë që kisha menduar të bëja një shkrim për të ngacmuar
vëmendjen e kolegëve të mi, si edhe atyre që janë në hapat e para të
krijimtarisë. Por u desh ky shkas i fundit, që të ulem para komjuterit. Jam e sigurt që, kur ta mbarojnë së lexuari këtë shkrim, shumë prej tyre do të jenë në një mendje me mua, ashtu sikurse do të ketë edhe ndonjë, që do t'i pritet në mes buzeqeshja e vetkënaqësisë së rreme.
U ula të lexoj me kureshtje një libër nga një autor i ri. Siç ndodh zakonisht, para se të fillojmë leximin, u hedhim një sy kapakëve të librit për të marrë informacion për autorin. Në mes të tjerave, në kapakun e pasëm lexoj se ai është nderuar nga shoqëria ndërkombëtare e poetëve (International Society of Poets) si poeti më i mirë i viteve 2003, 2004....
Për një tjetër, që e shikon për herë të parë këtë vlerësim, kjo do të qe sa befasuese, aq edhe intriguese e krenaringjallëse. Por mua që jam shumë e familjarizuar me termin "Shoqëria ndërkombëtare e Poetëve" me zgjoi ndjenjën e keqardhjes.

2.
M’u kujtua kupa ime e argjendë, dhënë nga kjo shoqëri në vitin 2002.
Më kujtohet si tani kënaqësia prej gjimnazisteje që ndjeva, teksa po
nxirrja nga kutia atë kupë të vendosur në një piedestal druri, ku
thuhej: International poet of merit award presented to... (emri im
këtu) akorduar nga International Society of Poets.
E vumë në dhomën e ndejës, ku mund ta shihte gjithkush. E shihja
edhe unë dhe, në vend të një krenarie të ligjshme, ndjeja një zbraztësirë në shpirt.
Cili qe ai komision, që kishte vlerësuar poezinë time dhe kishte vendosur të më jepte kupën e argjendë të fitueses në poezi?
Ishte vërtet poezia që ma dha këtë nder, apo çeku im prej 100 e kusur dollarësh, që kisha postuar për të sipas kërkesës që m’u bë?

3.
Të gjitha letrat dhe email-et identike, që më vinin nga "Shoqëria
Ndërkombëtare e Poeteve apo poetry.com, firmoseshin nga një Steven
Michaels.
Kur provova t’i dërgoj një email këtij zotërie, m’u kthye mbrapsht. Numër telefoni nuk gjendej, që të mund të thoja "një faleminderit" apo të bëja pyetjet, që ndërkaq më kishin lindur.
Për pak kohë, kupës së argjendë i ra shkëlqimi. E vështroja si një
lavdi kallpe. (Mbase, zotërinjtë do të kishin bërë mirë të kishin
bashkëngjitur edhe një udhëzues, për të më thënë se si ta pastroja apo si ta ruaja atë nga oksidimi.)
E mora dhe e fsheha diku në dhomën e gjumit, për të mos e parë më njeri. As shakaja e tim shoqi se "ky tas qenka i mirë për sallatë", nuk shkonte më.

4.
Nobel House Publishing pat botuar një libër të bukur me kapakë të trashë (Songs of Honour') dhe poezia ime ishte ajo që hapte vëllimin poetik. Meqë poezia kishte marrë vlerësime edhe nga kolegët e mi, për një çast më pëlqeu të mendoja se e kish merituar një nder të tillë.
Mirëpo tek e ktheja librin mbarë e prapë, nuk po gjeja as ISBN e librit. Vonë mesova që kjo shtëpi botuese kishte lidhje me Shoqërine Ndërkombëtare të Poetëve... E mora edhe librin me kapakë të bukur dhe e vura bashkë me tasin e sallatës!
Që nga çasti që unë fillova të botoj në internet te poetry .com,
më kanë ardhur në mënyrë të pandërprerë letra, në zarfet e të
cilave shkruhet: " PLEASE OPEN IMMEDIATELY. You are cordially
invited..."
E mësova përmendsh përmbajtjen e tyre (vetëm brenda tre muajve të fundit kam marrë katër letra të tilla). Letrat e tyre me shënimin "very important" përfundojnë në koshin e plehrave. Jam e bindur që, po të bëja një anketë se sa nga ata që shkruajnë poezi në anglisht në internet, kanë marrë statusin e VIP-it, do të dilnin me qindra apo 100% e tyre!
Ç'farë komedie!
Imagjinoni tani sa dhjetra apo qindra poetëve u vijnë zarfe të tilla. Të gjithë jane të nominuar si poetë më të mirë të vitit. Të gjithë ftohen në impoziume, të gjithëve u premtohen çmime, gjithë janë planifikuar për t’u botuar në
seriale librash me kapak të trashë... Por vetëm me një kusht të vogël, ama duhet të firmosin një çek prej...

5.
A është e nevojshme të flas edhe më konkretisht?
Në fund te majit me erdhi një çertefikatë "për arritje të jashtëzakonshme në poezi", si edhe një letër ku thuhej se një poezi imja qe sugjeruar nga editori të futej në një përmbledhje të re poetike, e po ashtu edhe të regjistrohej në një CD "Sounds of Poetry". Ndërsa më tej më thuhej se "...po qe se unë do të dëshëroja të kisha një kopje të këtij albumi, do të më kushtonte $49+$8 (për postën), dmth 57 dollarë.
Lind pyetja: Pse duhet të paguaj unë, kur jeni JU zotërinj që e keni
zgjedhur poezine time për ta botuar në një përmbledhje poetike? Mua më takon t’ju paguaj ju, apo ju takon juve të më paguani mua?

6.
Në letrën e datës 5 maj të vitit që sapo u mbyll, ftohem të marr pjesë në një
simpozium në Las Vegas, si "honored member of our society" që mbahet
në 19 korrik, me rastin e 21 vjetorit të saj. Afati i rregjistrimit për simpoziumin ishte deri në 14 maj.
Pagesa për regjistrimin si e ftuar ishte 475 dollarë!
Dhe të ftuar nderi në simpozium janë 750 veta.
Bëjeni vetë aritmetikën.

7.
Kam kohë që jam ngopur me vlerësimet e nderet e "Shoqërisë ndërkombëtare të poeteve", që luajnë me ndjenjat e krijuesve dhe budallepsin ata që besojnë.
Ndaj do t’u thoja miqve të mi të penës, të rinj dhe të vjetër, që për hir të respektit ndaj krijimtarisë suaj, mos u ngjisni rezumeve tuaja letrare "tituj" të rremë, mos e bëni këtë as në librat që botoni, sepse më vonë mund t’u ndodhë që të kërkoni t’i fshini, por nuk do të mundni më.
Mos u vetkënaqni nga falciteti i çmimeve, për të cilat edhe ju vetë jeni të ndergjegjshëm se blihen duke paguar.
Ju meritoni shumë më tepër!

11 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›