E Diel, 1 Nëntor 2026

mimet Laureus me te miret Barcelona Novak Gjokovic e Vivian erujot

Nuk është Topi i Artë, nuk është Kupa e Botës, nuk është as medalja e artë olimpike. Por, është një çmim i madh. Bëhet fjalë për Çmimin Laureus të cilin e kanë fituar Barcelona, Novak Gjokoviç dhe Vivian Çerujot.
Laureus është një çmim tradicional, që jepet nga academia me të njëjtin emër dhe shumë e respektuar në të gjithë botën, një çmim që kulmon paraqitjen e 1 viti. Ceremonia madhështore u zhvillua në Sallën Qendrore të Uestminsterit, në një kishë metodiste në Londër, ndërsa në të ishin të pranishëm personalitete nga e gjithë bota.
Barcelona u shpall skuadra më e mirë e vitit 2011, jo thjesht në futboll, por më e mira e çdo sporti kolektiv. Barça fitoi gjithçka në 2011.
Novak Gjokoviç fitoi çmimin e sportistit më të mirë mashkull të 2011-ës, diçka fantastike kjo, në mes të një konkurrence të jashtëzakonshme. Tenisti serb fitoi 3 tituj të Grand Slemit vitin e kaluar.
Atletja keniane, Vivian Çerujot u shpall si femra më e mirë sportiste e vitit të shkuar, pasi ajo fitoi titullin botëror në 5 000 dhe 10 000 metra.
Golfisti Rori Mekilroi fitoi çmimin për surprizën e vitit, Darren Klark, një tjetër golfist, u vlerësua si rikthimi i vitit, Oskar Pistorius u shpall sportisti i vitit me aftësi të kufizuar, sërfisti Kelli Slejtër fitoi çmimin si njeriu aktiv i vitit, ndërsa Sër Bobi Çarlton fitoi çmimin e jetës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›