E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1 prezantohet Red Bull

Pas Meklaren Mercedesit dhe Ferrarit ja ku prezantohet edhe e treta princeshë e Formula 1. Madje, kjo është vetë mbretëresha e dy sezoneve të fundit. Red Bull zbuloi makinën e saj të re, po ashtu paraqiti dy pilotët e saj të shkëlqyer, kampionin e botës, Sebastian Fetel dhe australianin Mark Ueber. Bosi i Formula 1, Berni Ekëlstoun, pret më shumë rivalitet, por çfarë thotë Fetel.
“Shpresoj që ai të dalë i gabuar, ndonëse është e vështirë. Çdo sezon ne e nisim nga zeroja, është ndryshe nga tenisi për shembull, ku pikët mbeten nga viti në vit. Tek ne nuk vlen ajo që ndodhi vjet. Po përgatisim makinën tonë të re dhe derisa ta provojmë në pistë nuk e dimë ende se ku jemi. Vjet nuk e prisnim që të kishim aq shumë epërsi, as këtë herë nuk e dimë. Do të ishte e papritur”.
Ueber ka qenë një ndihmë e madhe për skuadrën austriake që të fitonte titujt edhe si skuadër.
“Standardi është shumë i lartë. Ne kemi fituar pastër vitet e fundit, dominuam tërësisht si skuadër. Të dy si pilotë ne ishim në krye dhe makina ishte shumë e besueshme. E dimë se duhet të vazhdojmë kështu”.
E vërteta është se asgjë nuk dihet. Thuajse gjithkush pret më shumë konkurrencë, por Red Bull synon sërish të dominojë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›