Milan, plot lojtarë me valixhe gati

Lojtarët të cilëve do t'u skadojë kontrata gjatë verës janë: Clarence Seedorf, Mario Yepes, Flavio Roma, Massimo Ambrosini, Matieu Flamini, Gianluca Zambrotta, Gennaro Gattuso, Mark Van Bommel, Filippo Inzaghi e Alessandro Nesta.
Nga këta 10 futbollistë, vetëm qendërmbrojtësi Nesta e ka të sigurt qëndrimin në San Siro. Udhëheqësia e klubit po e përgatit një kontratë të re dyvjeçare për veteranin e mbrojtjes. Rrugën e tij mund ta ndjek edhe francezi Flamini, i cili është i ri në moshë dhe mund të kthehet i dobishëm, pas lëndimit të rëndë që e la jashtë fushës qe 6 muaj.
Adriano Galliani me shokë mund të mendojnë që ta zgjasin bashkëpunimin për një vit edhe me Gattuson, Zambrottën e Seedorfin, ndërsa e ardhmja e të tjerëve duket të jetë larg qytetit të Milanos. Ndërkohë, Milani po mendon që ta transferojë Ricardo Montolivon e Fiorentinës, i cili pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me 2,5 milionë euro në vit.