E Diel, 1 Nëntor 2026

mimet e larta ne tregje Autoriteti i Konkurrences inicion nje hetim

Çmimet e larta aktualisht në tregje kanë çuar në nisjen e një hetimi nga ana e Autoritetit të Konkurrencës.

Drejtoresha e këtij institucioni, Lindita Lati, tregon se ndryshimi i çmimeve e ka çuar Autoritetin e Konkurrencës në analizimin e këtij tregu.
Gjatë prezantimit, të raportit vjetor për vitin 2010, drejtoresha Lati vuri theksin se ky institucion ka marrë 32 vendime për hetimet që ka bërë në vitet 2009-201, tregje ku dyshohej se kishte abuzime.

Sipas saj, janë vendosur gjoba për tre tregje të ndryshme.

Një tjetër çështje, e hetuar nga Autoriteti i Konkurencës ka qenë edhe tregu i pajisjeve fiskale, i cili nuk ka rezultuar si një treg monopol apo me pozita dominuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›