Banorët e zonave të përmbytura: Po na trajtojnë në mënyrë të diferencuarNga TemaBanorët e zonave të përmbytura kanë vijuar të denoncojnë dje raste, kur shpërndarja e ndihmave po bëhet në mënyrë selektive. Gjatë takimeve që kanë zhvilluar ata me deput
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Banorët e zonave të përmbytura: Po na trajtojnë në mënyrë të diferencuarNga TemaBanorët e zonave të përmbytura kanë vijuar të denoncojnë dje raste, kur shpërndarja e ndihmave po bëhet në mënyrë selektive. Gjatë takimeve që kanë zhvilluar ata me deputetë të opozitës, kanë denoncuar këtë skandal.
Deputetët socialistë të qarqeve Fier, Tiranë dhe Shkodër kanë shpërndarë ndihma ushqimore në një prej lagjeve periferike të qytetit të Shkodrës. Në Livadhe kanë qenë deputetët Ilir Beqja, Ndue Kola, Ledi Shamku, Ervin Koçi e Arben Çuko. Deputetët e Fierit kishin sjellë për banorët e komunës Bushat të Shkodrës ndihma me ushqim për bagëtitë, duke deklaruar se ky ishte një prej problemeve të ngritura dhe më shumë në shtabin e ndihmës, të ngritur nga PS në këtë qark.
Një grua, nënë me 4 fëmijë, u ka rrëfyer banorëve se nuk ka marrë asnjë ndihmë, madje po u shkojnë për t’u marrë lekët për dritat. “Në këtë ditë të vështirë vijnë e thonë, më ka çuar shteti me marr numrin e dritave, me marr lekët. S’di gjë se çfarë duan të bëjnë me ne?! Ne s’na vjen kurrkush. Partia Demokrate ka ardhur deri këtu dhe ka ik, s’na ka pru asnjë send. S’më ka ardhur asnjë ndihmë, as për fëmijë e as për mua”, - tha ajo.
Ndërsa një tjetër grua e moshuar rrëfen: “Kam ujë një metër e 20 cm brenda. As nuk më kanë sjellë asnjë ndihmë. Ndihma vijnë, po mua s’më jep askush asgjë. Kanë ardhur të Partisë Demokratike dje dhe i kanë nda ndihmat në lagjen tjetër, ata nuk kanë qenë të përmbytur hiç.”
Deputeti i qarkut Shkodër, Ilir Beqja, duke folur për mediet, përsëriti dhe njëherë nevojën e kompensimit urgjent financiar.
“Sot përsërisim kërkesën tonë që qeveria e Sali Berishës, pasi i përmbyti këta njerëz, duhet t’u gjendet pranë dhe i kërkoj me insistim që të fillojë në mënyrë të menjëhershme një asistencë financiare, që këta njerëz të mund të vazhdojnë jetesën minimale të përditshme. Ndërkohë, i bëj thirrje Sali Berishës, të mos heqë vëmendjen nga Shkodra, pse raportohet që ka rënë gjysmë metri apo një metër niveli i ujit në Bunë”, - tha Beqja.
Ndërkohë të rinjtë e FRESSH të Shkodrës janë angazhuar në terren prej rreth dy javësh. Ata në ditëlindjen e forumit të tyre nuk festuan, por vazhduan të jenë aty pranë familjeve që kanë nevojë për ndihmë: “Në këtë përvjetor të 18 të FRESSH jemi në Shkodër në krah të familjeve që kanë nevojë për ndihmë dhe solidaritet, në vend të organizimit të një feste në Tiranë. Kontribuojmë për shkodranët e përmbytur në këtë ditë të shënuar për FRESSH. Falënderojmë ata qindra të rinj që na janë bashkuar dhe do t’i bashkohen forumit rinor të Shkodrës dhe Shtabit të Emergjencës në mbledhjen e kontributeve, vëzhgimin e zonave dhe ndarjen e ndihmave në këto ditë dramatike të qytetit tonë.”