Sandri, plan rezervë për dështimin e planit të parlamentitNga Antena brenda familjesSandri dje i humbi shpresat se socialistët do të hynin në Kuvend të hënën. Gjithë plani trejavor që kishin bërë për këtë çështje, duket se u zbeh. Kaçi, që hartoi str
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri, plan rezervë për dështimin e planit të parlamentitNga Antena brenda familjesSandri dje i humbi shpresat se socialistët do të hynin në Kuvend të hënën. Gjithë plani trejavor që kishin bërë për këtë çështje, duket se u zbeh. Kaçi, që hartoi strategjinë, nuk i dilte fare në telefon. Blushi, që ka vazhdimisht dyshimin se ca njerëz nga grupi punojnë me të dy krahët, s’kishte as nerva të diskutonte për këtë gjë. Doktori e merrte një herë në dhjetë minuta dhe e pyeste “ǒka ndonjë gjë të re?” Kjo e sikletoste dhe më shumë. Ishin aq mirë punët, në vijë. Futeshin këta të pestë të hënën, pastaj bëhej një mocion për debat kundër doktorit, gjoja do merrte mbështetje maksimale, do porositeshin dhe këta të partisë çame të kritikonin fort, dhe do të vinte dhe pjesa tjetër e PS në Kuvend. Pastaj le të iknin sërish, se nuk prishte më punë. E kishte gati dhe atë arsyetim. Do thoshte që këta të Ramës po ecin në gjurmët e Nanos, që shkonte një herë në gjashtë muaj në Kuvend.
Por fare papritur plani ndryshoi. Kaçi thotë që “Rama u ka bërë presion të vetëve”. Blushi thotë: “Kaçi po na e bën si në zgjedhje, që deri ditën e zgjedhjeve thoshte, e kam bërë unë formulën, një ditë më pas, kur humbën, thoshte e kemi bërë bashkë”.
Sandri nuk dinte ç’t’i thoshte doktorit. E vetmja zgjidhje ishte të bënin fjalime të forta të hënën për në Kuvend dhe ta paraqisnin përmbytjen si sukses i vitit i qeverisë. Edhe doktori, i pezmatuar për dështimin e planit, e pranoi me gjysmë zëri këtë si variant.
- Sandër, pa pyet një herë çfarë shifrash kanë këta për të dielën. Çfarë do nxjerrin?
- Nuk e di doktor. Kanë nxjerrë grafikët e prodhimit të Fierzës dhe dy digave të tjera, dhe duan të të akuzojnë se ke rritur sasitë që të vësh në punë digat me kapacitet të plotë në dhjetor për t’i shitur energji Fazlliçit.
- Ashtu ë? Pisat, po kush ka treguar, di gjë?
- Po jo doktor, kjo s’është e vërtetë, s’ka nevojë të gjejmë kush ka spiunuar.
- Sandër, kjo që thua ti, dakord, po ne duhet të gjejmë kush ua ka dhënë shifrat.
- E kuptova, - tha Sandri.
Mbylli telefonin me doktorin dhe u lidh me KESH-in. E thirri drejtorin për një kafe.
- Pa kujtohu, - tha, - kush mund të ketë raportuar shifrat te PS?
- Vallahi, - tha, - s’ka njeri që i di veç meje dhe një tjetri aty. I vetmi që i ka marrë shifrat zyrtarisht ka qenë Ruli, se më tha që “më duhen për ISP”. Po qe se i ka shitur ai, se ai është i nxehur shumë me Priftin, se i ka hequr njerëzit e vet nga puna.
- Jo mo burrë, se s’i them dot doktorit që të ka tradhtuar Ruli.
- Nejse, unë nuk thashë t’i thuash doktorit, por të tregova kush i ka shifrat veç meje dhe një njeriut tjetër të besuar. Ai është i nxehur shumë me Priftin. Dhe me këtë Fazlliçin s’ka shkuar kurrë, se ai kishte lidhje direkt me doktorin. Dhe kur merrte tenderët, as telefon s’i bënte Rulit. Vinte këtu pesë minuta, sa firmosej kontrata, i fuste një telefon doktorit, dhe ikte. Ruli tërbohej dhe sa herë mbaronin tenderët, merrte shifrat. “Më duhen për studime”, - thoshte. Këtë bëri dhe tani. Le që ai ka kanale komunikimi dhe me Ramën, sa herë i duhet. Ua thoshte gjithmonë për tangërllëk këtyre të mive këtu. “Fola dhe me Ramën dje, - thoshte, - i thashë që e ke gabim këtë punë.” E ka zakon që mburret që punon me të gjithë.
- Nejse, Rulin e kam mik e s’e shes dot. Po kjo qenka e rëndë. E vetmja gjë që mund të bëjmë është t’i them doktorit me takt ta detyrojë Rulin të çohet të hënën dhe të mbajë fjalim sa mirë janë menaxhuar digat dhe se pse KESH ka bërë një punë të shkëlqyer.
- Aman më qafsh, po e bëre këtë, do na shpëtosh. Do jetë kryevepër. Se, e para, do bëhet si legen, se nuk na shikon dot me sy e mund t’ia plasin ata të PS që Ruli na i ka dhënë shifrat.
- Nejse, unë kaq do ta bëj, pastaj të shkojë si të shkojë, - tha Sandri.
- Shumë mirë, shumë mirë, - fërkonte duart drejtori. - Se ai pis s’ka lënë gjë pa bërë kundër nesh tani. I ka hequr ky Prifti ca hajdutë që ka pas në ministri dhe është bërë bishë. S’ka kujt t’ia nxjerrë dhe na e nxjerr ne tani. Ja, ka vajt na ka shit gjithë sekretet. Kam hall se bien në dorë të prokurorisë dhe pastaj hajt sqarohu me ta. Se doktori na ka dërguar me shkrim dore shifra të tjera dhe po ndryshojmë gjithë të dhënat.
- E di mo e di, se bashkë i kemi bërë ato. Nejse, kështu po e bëjmë. Deri këtu po e çoj unë Rulin, sa të çohet të hënën në seancën e jashtëzakonshme të mbrojë KESH-in dhe menaxhimin e digave. Ata, po kanë bythë, le ta denoncojnë, po s’kanë bythë, le ta ruajnë.
- Shefo, mos e merr kaq lehtë, - i tha drejtori, - se e ruajnë ata, se u duhet dhe për herë tjetër.