Çmimet, në mars 4.6% më të varfër
• Gjatë muajit mars konsumatorët kanë shpenzuar shumë më tepër para nga portofoli i tyre për të blerë mallra ushqimorë.
Fabiola Çela
Çmimet e produkteve ushqimore u rritën në mënyrë të ndjeshme, por sikur të mos mjaftonte kjo në mars konsumatorëve iu shtua dhe një shpenzim më shumë, që është çmimi i ri i dritave. Për rrjedhojë, inflacioni në muajin mars arriti 4.6 për qind duke tejkaluar kështu edhe cakun e vendosur nga Banka e Shqipërisë. Më të prekur nga shtrenjtimi i kostos së jetesës janë familjet buxhetore dhe pensionistët, të cilët janë të detyruar që me ato pak të ardhura që kanë të përballojnë rritjes masive të çmimeve.
Çmimet
Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikave, indeksi i çmimeve të konsumit në muajin mars 2008, arriti 102.4 për qind duke shënuar një rritje prej 0.9 për qind, krahasuar me muajin e kaluar. Ndryshimi vjetor në muajin mars është 4.6 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2.7 për qind. Gjatë këtij muaji është rritur çmimi i fruta-perimeve, i vajit i drithërave, por rritje ka shënuar edhe çmimi i naftës dhe i benzinës. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT-i, çmimi i energjisë elektrike në muajin shënoi një rritje prej 23.7 për qind. Kjo rritje ka ardhur pas hyrjes në fuqi të tarifave të reja të energjisë elektrike. Sipas vendimit të ERE-s, për familjarët që konsumojnë deri 300 kwh çmimi i energjisë është 7 lekë/kwh, ndërsa pjesa tjetër që konsumojnë më shumë se 300 kwh energji, çmimi i energjisë është 12 lekë/kwh. Pikërisht si rrjedhojë e çmimit të ri të energjisë dhe e rritjes së vazhdueshme e çmimeve të mallrave ushqimore, niveli i inflacionit në mars është rritur ndjeshëm, duke arritur vlerën më të lartë të këtyre viteve të fundit.
Inflacioni
Konsumatorët prej muajsh po përballen me rritje të çmimeve të produkteve ushqimore në vend. Kjo rritje çmimesh ka nisur që në muajin shtator të vitit të kaluar, pikërisht atëherë kur niveli i inflacionit arriti në 4.4 për qind, duke kaluar kështu edhe kufirin prej 4 për qind të vendosur nga Banka e Shqipërisë. Sipas ekspertëve të ekonomisë, shkak për këtë ishte rritja e çmimit të karburanteve dhe ajo e drithërave në tregjet ndërkombëtare. Duke u gjendur përballë një situate të tillë në shtator Banka e Shqipërisë vendosi që të rrisë me 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit. Në këtë mënyrë, norma bazë e interesit arriti në 6.25 për qind nga 6 për qind, që ishte më parë. Por pavarësisht masave të marrë përsëri norma e inflacionit vazhdon të ketë tendencë rritjeje. E thënë ndryshe, konsumatorët po vazhdojnë të përballen sërish me fenomenin e rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore. Kjo pasi çmimet e mallrave të shportës jo vetëm që nuk po pësojnë ulje, por përkundrazi ato sa vinë dhe rriten edhe më shumë.
Ja sa u rritën çmimet
0.7 për qind ushqime dhe pije jo alkoolike 4.8 për qind frutat 1 për qind zarzavatet 0.5 për qind vajra dhe yndyrna 0.5 për qind, bukë e drithëra 3.8 për qind qira, ujë, lënde djegëse dhe energji 23.7 për qind çmimi i energjisë elektrike 0.8 për qind transport 1.4 për qind nafta 0.5 për qind benzina