Buxheti mbledh paratë, po nuk investon
• Tre muajt e parë të vitit duhet se kanë qenë goxha të mbarë për qeverinë. Niveli i të ardhurave është rritur ndjeshëm në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
"Totali i të ardhurave të buxhetit arrin në 63.6 miliardë lekë. Krahasuar me vitin e kaluar ato janë rreth 15 % më të larta dhe krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit 2005, ato kanë një rritje prej 18.2 miliardë lekë", ka deklaruar dje për mediat kreu i Ministrisë së Financave, Ridvan Bode. Por, pavarësisht arritjeve të mbledhjen e të ardhurave, gjatë këtyre 3-muajve realizimi i investimeve publike vazhdon të mbetet i ulët. Një fakt të tillë e ka pranuar edhe vetë ministri i Financave. "Tremujori i parë ka një problematikë në realizimin e shpenzimeve, pasi avancon më ngadalë për shkak të procedurave të tenderimit dhe procedurave të tjera që lidhen me këto lloj projektesh", ka sqaruar ministri. Po dje Bode ka deklaruar se, brenda këtij muaji do të nisë edhe vendosja e kasave për biznesin. Në fakt ligji për vendosjen e kasave ka hyrë në fuqi që në fillim të vitit. Sipas përcaktimeve të bëra në ligj vendosja e kasave duhet të kishte nisur më parë. Por në lidhje me këtë ministri i Financave u shpreh se, "Ne jemi në momentet e përfundimit të vlerësimit të të gjithë konkurrentëve në këtë proces. Janë ofruar një numër kompanish, të cilat janë pikëzuar nga komisioni sipas kritereve të deklaruara dhe ne mendojmë që shumë shpejt, brenda muajit prill do të procedojmë me autorizimin e fillimit të veprimtarisë të disa prej subjekteve". Zyrtarë të lartë të qeverisë kanë deklaruar se, procesi i vendosjes së kasave regjistruese për biznesin do të përfundojë brenda këtij viti. E ndërsa kryente bilancin për tremujorin e parë të vitit ministri i Financave nuk ka lënë pa kritikuar edhe njësitë e qeverisjes vendore, por mosarkëtimin e të ardhurave. "Janë një numër i madh bashkish të nivelit të parë, të cilat performojnë dobët dhe të cilat zënë peshën kryesore në nivelin e taksave vendore", tha ai. Në një situatë të tillë Ministria e Financave i ka kërkuar Shoqatës së Bashkive dhe Komunave për të marrë masat e nevojshme në përmirësimin e administrimit fiskal. "Në qoftë se kemi një rritje prej rreth 17 % të të ardhurave në tre vite, në buxhetin qendror, kemi një pakësim prej rreth 35 % të të ardhurave nga pushteti vendor", u shpreh Bode. Sipas tij, Ministria e Financave është duke diskutuar për t'i deleguar bashkive, me kërkesën e tyre edhe një serë taksash të tjera. "Por ky nivel i deformimit të tyre në mbledhjen e të ardhurave, sigurisht që vë në dyshim angazhimet e tyre dhe programet e investimeve publike të rënë dakord sipas programit të zhvillimit që ka vendi", theksoi ministri i Financave, Ridvan Bode.