E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimet për investimet, Shqipëria e dyta më e lirë në Europë

SHKRUAN: Blerina Hoxha 22-12-2010 13:11

Sipas Institutit Europian të Statistikave (EUROSTAT) Shqipëria vjen pas Maqedonisë në Europë për indeksin e çmimeve që kanë lidhje me investimet. Shqipëria shihet si shumë atraktive në sektorin e ndërtimit. Ja renditja

Shqipëria paraqitet e dyta në Europë pas Maqedonisë për nivel të ulët të çmimeve ndaj investitorëve. Kalkulimin në lidhje me kostot e investimeve i ka bërë Eurostat dhe i takojnë vitit 2009. Të dhënat janë publikuar dje dhe tregojnë se, Shqipëria ofron çmime të ulta për investitorët në tërësi në sektorin e ndërtimit. Sipas EUROSTAT, niveli i çmimeve për investimet është i ndryshëm në vende të ndryshme të Europës. Por diferencat paraqiten shumë të larta, në veçanti në sektorin e ndërtimit, më shumë se në fusha të tjera të investimeve. Kështu nivelin më të lartë të çmimeve në këtë sektor ndërmjet vendeve të Unionit e ka Danimarka, me rreth 26 për qind më shumë se vendet e BE, ndërkohë që më e lira për sektorin e ndërtimit paraqitet Rumania, me një nivel çmimi 38 për qind më të ulët se mesatarja e vende të BE. Matja e çmimeve për investitorët krahasohet me një mesatare të përgjithshme, që është për vendet anwtare të BE dhe për vendet kandidate ku përfshihet edhe Shqipëria. Kështu indekset më të larta se, 100 pikë, nivel i cili reflekton mesataren e 27 vendeve anwtare të BE, vlerësohen të larta dhe indekse më të ulta se, 100 përfaqësojnë çmime të ulta. Grafiku i çmimeve për investimet që ka ndërtuar EUROSTAT tregon se, vendet e Ballkanit ofrojnë çmimet më të lira për investimet. Kështu në një njërin ekstrem të grafikut paraqiten si me të lirat, Shqipëria dhe Maqedonia dhe nga ekstremi tjetër, për çmimet më të larta janë Norvegjia, Zvicra dhe Danimarka. Ndërsa Shqipëria duket se, përballet me çmime të larta për makineritë dhe pajisjet që përdorin investitorët, për materialet elektrike dhe softuerët për shkak se, indeksi i tyre i kalon mesataren e BE, duke shkuar mbi 100 për qind. Por me nivelin më të lartë të çmimeve në kategori artikujsh, paraqitet sërish Norvegjia, me 31 për qind më shumë se mesatarja e BE. Në këtë studim, EUROSTAT ka llogaritur 621 artikuj të grupuara në 17 grupe të mëdha. Ndërsa ndër vendet e BE për kostot e transportit, më e lira llogaritet Polonia dhe më e shtrenjta Britania e Madhe. Malta mbetet vendi më i shtrenjtë se vendet anwtare për materialet elektrike, e cila ndiqet në këtë renditje nga Greqia. Për pajisjet e transportit dhe softuerët renditen më të shtrenjtat ndër vendet anëtare, Portugalia dhe Sllovenia. Ndërsa për sektorin e ndërtimit, çmimet variojnë tek vendi më i lirë që është Maqedonia dhe Zvicra, që është vendi më i shtrenjtë, sa 150 për qind e mesatares së BE në sektorin e ndërtimit. Kështu në renditjen e EUROSTAT, Maqedonia, Bosnia, Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Mali i Zi janë më të lirat për të investuar në ndërtim me një nivel çmimesh 50 për qind më të lirë se mesatarja e Bashkimit Europian. Ndërkohë që në krahun tjetër, me nivelin më të lartë të çmimeve në sektorin e ndërtimit paraqiten Suedia, Danimarka, Norvegjia dhe Zvicra, me një nivel çmimi në këtë sektor 40 për qind më të lartë se mesatarja e BE.

Indekset më të larta se 100 pikë, nivel i cili reflekton mesataren e 27 vendeve anwtare të BE, vlerësohen të larta dhe indekse më të ulta se 100, përfaqësojnë çmime të ulta

Renditja me çmimet e investimeve në ndërtim

Investimet ndërtimi punimet inxhinerike

Norvegjia 33 148 136

Zvicra 128 150 127

Danimarka 126 144 128

Hollanda 123 135 121

Suedia 121 141 155

Franca 116 125 129

Gjermania 114 126 107

Austria 114 127 125

Finlanda 112 114 113

Luksemburgu 105 107 93

Belgjika 101 102 108

Shtetet Antare 100 100 100

Irlanda 100 97 93

Islanda 100 101 90

Britania 97 105 126

Italia 89 83 105

Sllovenia 88 83 109

Spanja 88 82 87

Greqia 87 73 77

Qipro 86 78 81

Sllovakia 85 76 86

Latvia 85 80 111

Malta 85 69 85

Lituania 82 75 83

Cekia 81 69 84

Polonia 80 71 87

Estonia 80 70 81

Portugalia 77 62 59

Kroacia 73 61 64

Hungaria 72 58 77

Turqia 65 47 67

Bullgaria 65 47 55

Mali i Zi 63 48 46

Rumania 62 44 57

Bosnja 62 43 47

Rusia 61 39 44

Shqipëria 58 44 50

Maqedonia 54 35 35

( indeksi i çmimeve të ndërtimit në % duke ju referuar mesatares 100% të 27 vendeve anëtare)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›