GJUHA AKTIVE E MITIT
Mbi romanin “Darka e gabuar” të Kadaresë
Besa nuk shfaqet vetëm në sferën filozofike, morale e etike, por si një mekanizëm që vepron konkretisht në jetën e çdo shqiptari. Kësaj here nuk kemi një personazh baladik, si Kostandini, që i jep besën motrës së martuar larg, por një apo dy gjirokastritë, doktor Gurameto i madh dhe doktor Gurameto i vogël. Në dukje kemi një ngjashmëri me thirrjen “O i zoti i shpisë a don miq?”. Një pyetje që nuk ka nevojë për përgjigje, sepse kodi në nenin 602 automatikisht ka përgjigjen me marrjen e mikut në besë: “Shpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.” Vihet re menjëherë një lidhje ndërmjet besës dhe vdekjes, ku shkelja e njërës sjell tjetrën. Shkrimtari, si edhe herë tjetër, e paraqet mitin si një element themelor të jetës humane. Nga njëra anë, na jep mitin klasik të pranishëm në mentalitetin popullor dhe, nga ana tjetër, e teknicizon atë në funksion jashtëtekstual, duke i dhënë rolin e një dritareje mbi shumë aspekte të jetës humane, qoftë për të qenit së bashku në shoqëri, qoftë kur privatësia e një individi apo publikja e një kombi shfaqin anë të errëta.
Agron GJEKMARKAJ
Rëndom ankohemi se Shqipëria po përjeton një krizë leximi. Ky konstatim bie, sa herë del një libër i ri i shkrimtarit Ismail Kadare. Publikimi i romanit “Darka e gabuar” dhe kërkesat për ta patur atë libër, janë një tregues i qartë se shqiptarët lexojnë, por janë në kërkim të letërsisë cilësore, origjinale, të asaj që nuk është thjesht vetëm letërsi shqiptare, por njëkohësisht e përbotshme.
Dhe lexuesi duhet përgëzuar për këtë nuhatje moderne.
* * *
Nga këndvështrimi kontekstual, te ky roman kemi të bëjmë me një ngjarje, ku “Qyteti i Gjirokastrës, i mësuar me vizione të gjëra e të ndërlikuara për botën, u duk se e humbi toruan, ndonëse ‘dihej që kishte raste kur asaj i dukej vetja më e mençur se Shqipëria’”. Mjafton kaq për të kuptuar se ky qytet është zgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë rrëfim të ri të Ismail Kadaresë, ashtu si “Kronikë në gur” apo “Çështje të marrëzisë”, është zgjedhur për të komunikuar me botën e luftës dhe pas Luftës së Dytë Botërore, nëpërmjet mitit të besës dhe kanunit të Lek Dukagjinit. Në këtë rast, miti i Besës shpreh diçka më universale, diçka nga jeta reale, një realitet që nëpërmjet saj manifestohet në formë mitologjike.
Besa nuk shfaqet vetëm në sferën filozofike, morale e etike, por si një mekanizëm që vepron konkretisht në jetën e çdo shqiptari. Kësaj here nuk kemi një personazh baladik, si Kostandini që i jep besën motrës së martuar larg, por një apo dy gjirokastritë, doktor Gurameto i madh dhe doktor Gurameto i vogël, për të cilët i takon lexuesit të vendosë nëse janë dy apo është një i vetëm që i ka dhënë Besën një ushtaraku të lartë gjerman. Saktësojmë se nuk ka një dhënie bese eksplicite, por të pranuar e të pretenduar si një bazë e përbashkët qytetërimore; shkrimtarit duket nuk është se i intereson në vetvete historia e luftës si e tillë, duke i parë shqiptarët dhe gjermanët si degë të të njëjtit trung mitologjik europian, ai i vendos në marrëdhënie të natyrshme komunikimi.
* * *
ǒështë kjo ngjarje që trondit këtë qytet, i cili, kur kureshtitë nuk i vinë nga larg, i prodhon vetë?
Është koha e kapitullimit të Italisë dhe, në logjikën e luftës, natyrshëm vendin e tyre e zënë ushtritë gjermane, që hyrjen në Shqipëri e lajmërojnë me fletushka të hedhura nga ajri, ku njoftojnë për kohën e mbërritjes, pretendojnë se po vijnë si miq, premtojnë pavarësinë e vendit, bashkimin e trojeve etnike, lëvdojnë virtytet shqiptare si mikpritja dhe besa, pra, kërkojnë një pritje miqësore.
Në dukje kemi një ngjashmëri me thirrjen “O i zoti i shpisë a don miq?”. Një pyetje që nuk ka nevojë për përgjigje, sepse kodi në nenin 602 automatikisht ka përgjigjen me marrjen e mikut në besë: “Shpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, ndërsa në nenin 642 thuhet: “...nëse thërret emrin tënd, edhe në qoftë se kurrë nuk ka qenë në shtëpinë tënde, konsiderohet miku yt dhe çdo e keqe që i bëhet atij, njollos nderin tënd”.
Por në hyrje të qytetit pararoja goditet dhe tani pritet zemërimi gjerman, dhe ai parashikohet dyfish i tmerrshëm, sipas ligjit të luftës dhe sipas thyerjes së Besës. Trupat gjermane i komandon Fritz von Schwabe, mbajtës i kryqit të hekurt dhe shok studimesh i Gurametos së madh. Takimi ndërmjet tyre sillet rreth një pyetjeje: Pse më preve në besë? Kur, sipas kanunit në të cilin gjermani beson, duhej t’i ofrohej bukë, kripë dhe zemër. Prandaj, si ndëshkim, do të vriten 80 vetë. Dhe këtu mitologjia, në lëvizje të pandalshme, bëhet zotëruese në roman. Duke ndier këtë peshë, doktori e fton kolonelin dhe njerëzit e tij në një darkë me shampanjë dhe muzikë, darkë që do të rezultojë misterioze, por fatlume për qytetarët që prisnin të ndëshkoheshin.
Vihet re menjëherë një lidhje ndërmjet besës dhe vdekjes, ku shkelja e njërës sjell tjetrën. Shkrimtari, si edhe herë tjetër, e paraqet mitin si një element themelor të jetës humane. Nga njëra anë, na jep mitin klasik të pranishëm në mentalitetin popullor dhe, nga ana tjetër, e teknicizon atë në funksion jashtëtekstual, duke i dhënë rolin e një dritareje mbi shumë aspekte të jetës humane, qoftë për të qenit së bashku në shoqëri, qoftë kur privatësia e një individi apo publikja e një kombi shfaqin anë të errëta.
* * *
Raporti ndërmjet mitit dhe letërsisë te “Darka e gabuar” shfaqet si një proces transformimi, duke kaluar nga një kategori te tjetra, nga tradicionalja e folkloristikja në regjistër letrar. Ky kalim e justifikon vetveten, duke propozuar si perspektivë të vetën të kaluarën e duke e projektuar atë si ind të përbashkët të popujve të qytetëruar nga pikëpamja sociologjike. Marrëdhënien me aktualitetin e sheh pazgjidhshmërisht të lidhur me të kaluarën gjenuine, dhe këtë në mënyrën më të sinqertë të mundur. Vetëm te pastërtia e së kaluarës mund të ndërtohet një e ardhme e merituar për shqiptarët në atë zonë të botës, ku u takon të jenë.
Doktor Gurameto, një personazh i vetmuar, përfaqësues i sqimës së Gjirokastrës, por edhe i elitës së Shqipërisë të para komunizmit, ndonëse është gjithmonë i pranishëm në skenën e romanit, zhduket nga rrëfimi dhe, me heshtjen e tij, lë vetëm të tjerët të flasin për të, bashkëqytetarët e tij dhe shkrimtarin bashkëqytetar me ta. Ndërsa qenia e tij është goditur në elementin më thelbësor - te komunikimi, e pikërisht këtu krijohet natyra fantastike e romanit, sepse një mister “ndërhyn në mënyrë brutale në jetën reale”.
Koloneli ka vdekur para se Shqipëria të pushtohej nga ushtritë gjermane. Atëherë kush ishte ai që u paraqit si koloneli Von Schwabe? Më e pakta, paqartësia, i qaset lexuesit një ndjesi që lind nga mungesa e një motivimi eksplicit ose implicit nga kjo pamundësi për t’i vënë një emër ndodhisë. Lexuesi shtrëngohet të negociojë me tekstin, për të gjetur herë pas here zgjidhje të enigmës, ose bëhet fjalë për ndonjë iluzion të krijuar nga Kadare, i cili më vonë do të sqarohet, pra edhe kështu natyraliteti i gjërave nuk cenohet, ose kemi të bëjmë me diçka “mbinatyrore që për ta shpjeguar nuk mjaftojnë ligjet e botës sonë”. Nga vendet kryesore të kampit socialist po hetojnë hetuesit më në zë dhe shpesh duket sikur jemi afër mundësisë të një shpjegimi të thjeshtë të asaj darke, ku një i gjallë vizitohet ndoshta nga një i vdekur dhe shpëtohen 80 pengje. Hezitimi është ajo ndjesi që na shpie në zemër të letërsisë fantastike, së paku për aq kohë, sa lexuesi nuk ka vendosur të pranojë të mundurën, të logjikshmen apo të pamundurën, mbinatyralen. Dhe sigurisht në këtë paqartësi e shtyn Kadare lexuesin e tij, ose ndoshta i jep shansin atij të bëhet i pavarur në gjykimin e tij, duke i dhënë mundësinë t’i gjejë një zgjidhje kësaj enigme, pa e kontestuar atë. Rrëfimi, i ndihmuar nga shumë personazhe, orvatet të gjejë racionalen, por mos i “besoni” atij, është thjesht një kurth i ngrehur nga shkrimtari dhe lexuesi nuk ka tjetër rrugë të kalueshme, veçse ta ndjekë atë, sa më shumë i afrohemi asaj, aq më tepër ajo largohet.
Artifici letrar, që shkrimtari përdor për të ruajtur ekuilibrin ndërmjet planeve narrative, konsiston në faktin që historia tregohet në vetë të tretë. Shkrimtarit i shijon të përdorë të gjitha instrumentet rrëfimtarë, për ta përfshirë lexuesin brenda historisë, por në të njëjtën kohë t’i kujtojë atij se pikërisht për një histori bëhet fjalë.
Siç na kujton Fabri: “Letërsia ndërton një tërësi shenjash që munden, por nuk duhet të respektojnë një koherencë përkundrejt botës reale, pra një botë që përdor atë botë vetëm në masën që i shërben asaj për të thënë një gjë tjetër”, një kumt të sajin ose një mesazh të kodifikuar ose jo të shkrimtarit. Prandaj do të ishte një lodhje e kotë, po të lexohej ky roman me dëshirën për të gjetur në të histori.
* * *
Fati i një romani është i lidhur ngushtësisht me lexuesin, që është i përfshirë në sistemin e domethënieve. Identiteti i llojit letrar romanor kërkon në mënyrë të paevitueshme horizonte pritjesh, kodesh, evolucionesh historike e publike dhe sisteme kulturale në lëvizje. Tashmë një gjë e tillë ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë kudo në Europë dhe botë. Ky tekst ka mundësi komunikimi të pakufizuara me lexuesin shqiptar, gjerman etj., u flet të gjithëve me mite, fantazi dhe stil unik. “Darka e gabuar” është një libër i jashtëzakonshëm.
3 Shkurt 2009