Çmimi i Mirelës
Ju kujtohet “C’est la vie”? Ishte një format reality-show i bërë mjeshtërisht nga vëllezërit Laço dhe Adi Hila, një vit më parë, në TV Klan. Kishte 10 çifte me këngëtarë profesionistë dhe personazhe të njohur që jepej çdo të diel, në ora 20.30, nga 31 dhjetori 2006 deri në natën finale, në 25 shkurt 2007. Morën pjesë emra të njohur të artit dhe jetës shoqërore dhe politike. Po të kërkosh sot në faqen www.tvklan.tv do të shohësh se është edhe Mirela Moisiu, vajza e vogël e ish-presidentit. Madje është fituese e Çmimit të Madh, me germa kapitale shkruhet. Po çfarë çmimi ka marrë zonjusha që këndoi aq bukur nën shoqërinë e Sidrit Bejlerit?
Mirelës i duket se e ka harruar këtë detaj në evenimentin e jetës së saj, si ish-Zonjë e Parë e vendit.
Thotë se ka marrë vetëm një peçikllas, pra atë trofenë e spektaklit, por asgjë tjetër. Të shkuara e të harruara? Sipas organizatorëve të spektaklit, ishin 5000 euro të vëna për fituesin e çmimit të madh dhe pagesa e çmime të tjera për anëtarët e jurisë, apo drejtuesit e saj. Askush nuk është ankuar prej tyre se nuk është paguar. Edhe Mirela nuk ankohet, por kërkon të dijë se ku ka shkuar Çmimi i Madh.