Asnjë fond për lyerjen e objekteve arsimore
03/07/2009 Bashkia Durrës
DURRES- Bashkia e Durrësit nuk ka planifikuar asnjë fond për lyerjen e shkollave e kopshteve. Prej gjashtë vitesh shkollat publike dhe kopshtet shtetërore vijon të lyhen me paratë që grumbullohen nga nxënës e prindër ashtu siç veprohet në shumë detyrime. Apelimi i drejtuesve të këtyre institucioneve nuk ka pasuar me asnjë lloj reagimi nga bashkia, e cila krejt ndryshe nga shumë njësi të tjera vendore në qarkun e Durrësit ka vendosur të mos jap asnjë qindarkë për të lyer shkollat e kopshtet. E shqetësuar ndaj këtij veprimi ka qenë edhe Drejtoria Arsimore rajonale pasi ka parë se gjendja në disa nga lokalet e edukimit është problematike. Gjithnjë sipas pohimeve zyrtare të arsimit, bashkia ka gjashtë vjet që nuk vë dorë në shkolla për të lyer, ndërsa edhe këtë vit ka marrë përgjigje negative. Në projektbuxhetin e çdo viti njësitë e qeverisjes vendore kanë fonde të detajuara për shkollat e kopshtet, por Bashkia në Durrës është justifikuar se këto fonde janë vënë në shërbim të rikonstruksioneve e shtetasve nisur nga nevojat e ngutshme në sistemin parauniversitar.