E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimi i grurit arrin 450 USD/ton, i misrit 180 USD/ton

Prodhuesit e miellit pohojnë se në bazë të tendencës në bursat ndërkombëtare, çmimi duhet të rritet vetëm 5 për qind. Por ai është rritur tashmë me 25 për qind dhe pritet të rritet me 50 për qind në ditët në vijim. Por nëse çmimi u rrit nga 80 lekë në 100 lekë për kg, shqiptarët do të shpenzojnë tani 7 miliardë lekë më shumë në vit vetëm për të blerë bukë. Një familje prej 4 vetash do të shpenzojë 600 lekë në muaj më shumë për produktin jetik, bukën. Ndërsa një kilogram bukë ka filluar të shitet me 100 lekë në disa pika shitjeje në kryeqytet (pra me një rritje prej 25 për qind), shtrenjtimin e bukës me më shumë se 5 për qind importuesit e grurit dhe prodhuesit e miellit e konsiderojnë abuzive. Sipas tyre, çmimi i grurit arriti në 450 USD/ton dhe ai i misrit në 180 USD/ton ditët e fundit në tregjet ndërkombëtare. Por tendenca e prodhuesve të bukës flet për një rritje në vazhdim deri në 120 lekë/kg. Nëse edhe prodhuesit e bukës do të aplikonin po të njejtën rritje çmimi (5 për qind) buka prej 1 kg nuk do t’i kalonte 85 lekët nga 80 lekë që shitej deri tani. Kësaj radhe flitet për rritje çmimi vetëm si rezultat i rritjes së çmimit të grurit, ndërsa faktorë të tjerë nuk janë përmendur nga prodhuesit e bukës. Në bazë të të dhënave të importit dhe prodhimit në vend, tregu shqiptar konsumon rreth 600 mijë tonë grurë në vit dhe 200 mijë tonë misër. Pjesa më e madhe e tij shkon për prodhimin e bukës.

9 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›