E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha mbledh sërish KRRTRSH-në

Ende pa u shuar jehona e 19 vendimeve të marra një javë më parë, Kryeministri Sali Berisha njoftoi dje për zhvillimin e një tjetër mbledhjeje të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, KRRTRSH. Nuk dihet zyrtarisht se çfarë vendimesh do të marrë KRRTRSH-ja, por natyra e tyre do të jetë kryesisht ndërtime për industri përpunuese dhe projekte turistike. Kryeministri Berisha, i cili është dhe kryetari i KRRTRSH-së, paralajmëroi në mbledhjen e fundit se do të merret një vendim për ndërtimin e katër fabrikave të përpunimit të çimentos në rajonin e Lezhës dhe Fushë-Krujës. Ky vendim që pritet të merret sot, gjatë paradites, solli reagime të forta nga ana e kundërshtarëve politikë, por Kryeministri garantoi pastërtinë e tyre, duke respektuar mjedisin dhe duke garantuar zhvillimin e vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›