E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS, kapen në Kuvend për taksën e sheshtë

Emirjon Senja

Diskutimet mbi ndryshimet në ligjin Për Tatimin mbi të Ardhurat Personale devijuan dje gjatë seancës plenare në Kuvend në debate midis të majtës dhe të djathtës mbi sistemin fiskal më vend. Deputeti Arben Ahmetaj kishte marrë me vete një tabele për të shpjeguar efektet e taksës së sheshtë që është duke aplikuar qeveria tek rrogëtarët mesëm në vend duke theksuar se ata paguajnë sot shumë më shumë se sa paguanin gjatë periudhës kur qeverisnin të majtët. Sipas taksës sonë progresiste që ju e hodhët poshtë, kryeministri Berisha do të duhej të paguante më shumë nga sa paguan tani, ndërsa katër infermierë paguajnë 20 milionë lekë më shumë në 10 vjet. I kemi kërkuar administratës tatimore dhe Ministrisë së Financave të na përgjigjej, nëse e ka apo jo infrastrukturën për zbatimin e ligjit dhe është shprehur se nuk e kemi por do ta vendosim, tha Ahmetaj duke cekur në fund edhe faktin se administrate tatimore nuk infrastrukturë për të administruar deklaratat tatimore të qytetarëve.

Në fjalën e tij, ministri i Financave Ridvan Bode, deklaroi se qeveria i ka rritur pagat punonjësve buxhetor disafish. Një infermiere që merrte në kohën e qeverisjes socialiste 150 mijë lekë të vjetra pagë, në vitin 2010 mori 340 mijë lekë pagë mesatare në muaj. Kësaj infermiereje i thoni që paguan 20 mijë lekë të vjetra taksë, kur në një muaj i është rritur paga me 170 mijë lekë. Taksa progresive është shpikja e fundit e Ramës dhe se PS me propozimet që bën kërkon të rikthejë monopolin në ekonomi. Keni armiqësi me interesat tuaja të fshehta. Taksa e sheshtë na mbajti jashtë krizës. I qëndruam krizës sepse ne ndërmorrëm një politikë fisklale që na bëri t`i qëndrojmë goditjeve të ardhura nga jashtë. Ju kërkoni të riktheni politikën e monopoleve. Ky ishte modeli juaj. Ju doni të shkatërroni ekonominë e vendit, doni të riktheni konjukturat që nuk favorizojnë tranparencën dhe konkurencën. Ju keni armiqësi ndaj tregut në tërësi, – tha Bode.

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Mimi Kodheli deklaroi ndërkohë se kur opozita të vijë në pushtet, do të marrë masat që të ndryshojë rrënjësisht sistemin fiskal duke kaluar në një taksim progresiv të të ardhurave për të gjithë. Sipas Kodhelit, kjo do të bëjë që kush është më i pasur të ketë një barrë më të lartë fiskale, krahasuar me ata që kanë të ardhura më të pakta. Bode nga ana tjetër deklaroi se taksa e sheshtë është më modernia dhe më e mira për të ngritur mirëqenien e një vendi. Kjo u deklarua si suksesi më i madh në teorinë fiskale. Kjo ishte thelbi që FMN e deklaroi politikën fiskale të vendit si një rrafsh suksesi. Ne me këtë taksë përgjysmuam dy herë taksat, ulëm dy herë taksën e punës, nga 29.8 për qind në 154 për qind. Ulëm dy herë taksën mbi dividentin dhe ndërmorëm një politikë të zgjerimit të tregut. Taksa e sheshtë nuk të jep më mundësi të fshehësh të ardhurat, nuk të jep luksin të fshihesh përmes marifetesh dhe transaksionesh të paqena, – tha ai.

Taksë e sheshtë apo progresive? Ja cili është ndryshimi

Mazhoranca dhe opozita debatojnë herë pas herë mbi sistemin fiskal të vendit, kryesisht në rastet kur është duke u shqyrtuar ndonjë ndryshim në ligjet e taksave, ndërsa diskutimet përqendrohen pikërisht në faktin nëse vendit i nevojitet aplikimi i modelit të taskës së sheshtë, ku të gjithë paguajnë të njëjtën për qindje apo asaj progresive, ku taksat variojnë sipas fitimit dhe tëa rdhurave. Por cili është ndryshimi midis ketyrë të dy sistemeve?

Me të ardhur në pushtet, maxhoranca e djathtë filloi aplikimin e taksës së sheshtë duke e unifikuar në një tatim 10 për qind mbi fitimin si edhe mbi të ardhurat personale. Kështu, pavarësisht fitimit, çdo biznes paguan në fund të vitit një tatim prej 10 për qind mbi atë çka fituar. E njëjta logjikë aplikohet edhe tek taksimi i të ardhurave personale. Mbi çdo pagë përshembull, përveç kontributeve të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore, nga paga vilet edhe Tatimi mbi të Ardhurat Personale në masën 10 për qind, ashtu si edhe tatimi që i vilet bizneseve. Taksa e sheshtë konsiderohet më e thjeshtë për tu vjelë nisur edhe nga uniformiteti i saj. Ekspertët gjithashtu e vlerësojnë këtë si më të mirën për të stabilizuar treguesit fiskal të buxhetit të shtetit. Krahas kësaj, aplikimi i taksës së sheshtë njihet si një mundësi e mirë për të nxitur konsumin në një vend duke rritur njëkohësisht Prodhimin e Brendshëm Bruto. Gjatë viteve të para të aplikimit të saj në Shqipëri, rritja e të ardhurave në buxhetin e shtetit ishte me ritme të mëdha. Qeveria ia atribuoi pikërisht kësaj takse suksesin e asokohe.

Taksa progresive, të cilën kërkon të aplikojë opozita sapo të vijë në pushtet, funksionon sipas parimit; paguan më shumë ai që përfiton më shumë. Ky model aplikohet në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe SHBA-të. Detyrimi që duhet të paguajë individi apo biznesi rritet në mënyrë progresive sipas të ardhurave. Kush ka të ardhura minimale taksohet minimalisht, ndërsa më pas detyrimi rritet sipas pragut të të ardhurave që do të përcaktohet në ligj. Opozita nuk ka ende një përcaktim për mënyrën se si do të aplikohet kjo tek rrogat apo fitimet e bizneseve, masa e pagesës apo modulet. Këto janë përcaktime që do të bëhen nëpërmjet ndryshimeve ligjore në momentin kur opozita do të vijë në pushtet. Një sistem i tillë taksimi aplikohet kryesisht në vende me tregues fiskal të stabilizuar dhe me politika sociale të forta. Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se aplikimi i një takse të tillë krijon më shumë konfizion tek qytetarët, por edhe organet tatimore, të cilët duhet ti hyjnë përllogaritjeve specifike për secilin subjekt, gjë e cila kërkon edhe me tepër kohë. Frika qëndron në fakti se aplikimi i taksës progresive do të zgjeronte informalitetin.

Të ardhurat, deklarojnë në shtator ata që kanë më shumë se 2 mln lekë

Të gjithë shqiptarët që kanë të ardhura bruto më shumë se dy milionë lekë në vit, do të duhet të plotësojnë një deklaratë tatimore në të cilën pasqyrohet i gjithë aktiviteti financiar i tij përgjatë dymbëdhjetë muajve. Kuvendi miratoi mbrëmë ndryshimet në ligjin Për Tatimin mbi të Ardhurat Personale me 69 vota pro dhe 60 kundër duke e bërë të detyrueshme plotësimin e formularit që prej muajit shtator të këtij viti.

Ligji

Sipas ligjit, pasurinë do e deklarojnë të gjithë ata persona që kanë të ardhura mujore nga paga, shpërblime, objekte të dhëna me qira, etj., mesatarisht më shumë se 166 mijë lekë në muaj. Deklarimet do të mblidhen dhe verifikohen nga administrata tatimore dhe në rast se individët kanë paguar më shumë taksa, do të përfitojnë nga skema e shpenzimeve të zbritshme. Në rast se kanë paguar më pak, janë të detyruar të paguajnë taksa të tjera. Në ndryshimet që ka bërë qeveria parashikohet që deklaratën e të ardhurave mund ta bëjnë edhe persona të tjerë, të cilët kanë të ardhura vjetore më të vogla se dy milionë lekë në vit, por që mendojnë se duhet të përfitojnë nga skema e shpenzimeve të zbritshme. Për këtë të fundit, është vendosur një kufi për personat që kanë të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet deri në 1 050 000 lekë në vit. personave në fjalë iu njihen si shpenzime të zbritshme kontributet vullnetare në fondin e pensionit personal dhe kontributet për jetën dhe shëndetin të derdhura nga vetë ai; shumat e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim për vete, fëmijët apo personat nën kujdestari si dhe shpenzimet për mjekim që nuk mbulohen nga sigurimet shëndetësore.

Pragu

Në relacionin që shoqëron ligjin shpjegohet se pragu dy milionë lekë/vit të ardhura nga të gjitha burimet (nga 200 mijë lekë/v

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›