ml;s në Komunën e Liqenasit. Kryeministri theksoi se ndërtimi i kësaj rruge do ta kthejë Prespën në një vend turistik me një perspektivë të shkëlqyer. “Është k
Gjatë vizitës në Qarkun e Korçës, Kryeministri Berisha përuroi fillimin e punimeve të rrugës në Komunën e Liqenasit. Kryeministri theksoi se ndërtimi i kësaj rruge do ta kthejë Prespën në një vend turistik me një perspektivë të shkëlqyer.
“Është kënaqësi e veçantë që Prespës, kësaj mrekullie natyrore ne po i ndërtojmë një rrugë të standardeve europian, të cilët qytetarët e Prespës e meritojnë plotësisht”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Kjo rrugë, vijoi më tej Kryeministri, do ta shndërrojë prespen në një vend turistik me një perspektivë të shkëlqyer.
“Në zgjedhje premtuam rrugën dhe ne sot e shndërrojmë atë në realitet. Dëshiroj t`ju informoj se në vitin 2008 në infrastrukturën rrugore investimet për qarkun e Korçës janë 14 herë më të mëdha se në vitin 2005, dhe 20 herë më të mëdha se në vitin 2004. Ky është drejtimi kryesor se ku po shkojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë”, u shpreh Kryeministri Berisha duke shprehur vendosmërinë e qeverisë për t`i dhënë Korçës dhe Shqipërisë fytyrën europiane që meriton.
Kryeministri siguroi se rruga do të ketë standardet që kanë rrugët në vendet më te zhvilluara.
Ndërsa kryetari i Komunës së Liqenasit, Edmond Themelko falenderoi Kryeministrin Berisha për fillimin e kësaj rruge, të cilën ai e konsideroi si tepër të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.
Ndërtimi i kësaj rruge me gjatësi 20 km dhe gjerësi 5 m është investim i buxhetit të shtetit me një vlerë 310 milionë lekë. Projekti parashikon zgjerimin e rrugës ekzistuese, plotësimin e saj me vepra arti dhe pajisjen me sinjalistikë rrugore sipas standardeve bashkëkohore.