E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Çmontimi pa praninë e specialistëve”

• Arsenalet luftarake të nxjerra nga përdorimi i ushtrisë pas Luftës së Ftohtë, kanë marrë më shumë jetë njerëzore se gjatë tërë periudhës së saj.Këtë fakt të dhimbshëm pohoi dje për gazetën "Panorama", Besim Malaj, ish-drejtori i Drejtorisë së Armatim- Municioneve në Ministrinë e Mbrojtje. Ajo që ndodhi në Gërdec, sipas tij, ishte paralajmëruar nga specialistët përkatës, por mbi të gjitha nga shpërthimet e tjera që kanë pasuar me viktima të shumta. Ndërkaq, Malaj shprehet i bindur se po të vlerësohej apeli për shkallën e lartë të rrezikut gjatë operacioneve me këto arsenale, situata nuk do të ishte kaq fatale. Gjithsesi për ish-kreun e shërbimit të armatim-municione, ngjarja e Gërdecit, është më e madhja me pasoja të jashtëzakonshme...Zoti Besim! Ju jeni një nga specialistët me përvojë të armatim-municioneve luftarake. Për disa vite, madje keni kryer detyrën e drejtorit të këtij shërbimi në Ministrinë e Mbrojtjes. Së pari, në çfarë raporti e shikoni përgjegjësinë e kolegëve të tu me tragjedinë e Gërdecit?Në rastin e tragjedisë së Gërdecit, duhet theksuar qysh në fillim se specialistët e armatimit-municionit, nuk kanë asnjë lloj përgjegjësie, madje as përgjegjësi morale. E vërteta është se në atë fabrikë, në operacionet që bëheshin aty me arsenalet luftarake, ka drejtuar e menaxhuar shumëkush, por në asnjë rrethanë nuk ka ndodhur që këto procese t'u besoheshin specialistëve...  Autoritetet zyrtarëve këto ditë kanë deklaruar se, në Gërdec kanë qenë specialistët më të mirë?Aty nuk ka pasur specialistë. Këtë e them me përgjegjësi. Specialistët e armatim-municionit, pjesa më e madhe e tyre, ka kohë që është larguar nga sektori ku kanë punuar prej vitesh. Kanë qenë reformat e ndryshme që i kanë nxjerrë të panevojshëm. Ka një numër të vogël të tyre që vazhdojnë të jenë pjesë e Forcave të Armatosura, po kryesisht edhe ata janë shmangur në një mënyrë apo në një tjetër nga këto operacione, që bëhen prej vitesh me municionet luftarake…  Ju thoni që në Gërdec nuk ka pasur asnjë specialist,  ndërkohë që është bërë e ditur se njëri nga viktimat e tragjedisë ka qenë oficer, madje me një përvojë 30-vjeçare në fushën e municioneve…Jo një, po në Gërdec kanë gjetur vdekjen dy nga kolegët e mi, dy nga mjeshtrit më të njohur në Forcat e Armatosura. Njëri, Besim Çangu dhe tjetri Mehmet Hoxha. Ndërkaq, nga katastrofa e Gërdecit janë plagosur rëndë edhe dhjetëra specialistë të tjerë të sektorit të armatimit…Pra, ka pasur specialistë në fabrikën e Gërdecit… Pikërisht këtu është edhe ironia e fatit të kolegëve të mi. Ata kanë qenë vërtet në fabrikën e Gërdecit, por jo në rolin e specialistëve. Ata janë gjendur aty jo si mjeshtëra të municionit, por nga nevoja për bukën e gojës. Askush nuk pyeti për kualitetet e tyre profesionale. Ata shkuan te fabrika e katastrofës, në kohën kur ishin të papunë, kur ishin hedhur në rrugë nga reforma. Shkuan për punë të rëndomta si ato të ngarkim-shkarkimit, të evadimit të barutit etj. Shkurt, ata nuk i thirri kush për ekspert, por si punëtorë të thjeshtë...A ka depozita të tjera të arsenaleve luftarake ushtria dhe a paraqesin rrezik?Me sa di unë bëhen rreth 30 të tilla që janë vendosur në rajone të ndryshme, nga jugu në veri të vendit. E vërteta është se prania e tyre momentalisht nuk përbën ndonjë rrezik, por gjithsesi ka nevojë për më shumë kujdes, pasi një pjesë e madhe e tyre janë afër zonave të banuara...Kur thoni ka nevojë për më shumë kujdes, çfarë keni parasysh? E para, që sa më shpejt të kthehen tek to specialistët, pasi kohët e fundit edhe ata pak nënoficerë që ishin në këto objekte janë larguar dhe në pjesën më të madhe të efektivave, që punojnë në to shërbejnë njerëz që nuk kanë dijeni fare për arsenalet luftarake. Më shumë se kaq, i tërë sistemi i këtij shërbimi në ushtri është duke u bërë inekzistent. Më shkurt: Ai është zhveshur fare nga specialistët e vërtetë.Po për mënyrën e tregtimit të këtyre produkteve, çfarë do të thoshit? Vendimmarrja sa më shpejt duhet të bëjë pjesë të kësaj zgjidhjeje specialistët. Të hiqet dorë një herë e mirë nga metodat e deritanishme kur me këto procedura merreshin lloj- lloj njerëzish. Nga ana tjetër, mendoj se duhet të ringrihet në rrugë institucionale institucioni i komisionit të licencimit të subjekteve private e shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes që ka për objekt tregtimin e vlerave ushtarake.Depot e municioneve1.    Bushat/ Shkodër2.    Lugu i Keq/ KukëS3.    Dushaj/ Tropojë4.    Gjegjan/ Pukë5.    Macukull/ Burrel6.    Mollas/ Burrel7.    Qafë Shtamë/ Burrel8.    Noje/ Krujë9.    Shmill/ Tiranë10.    Qafë Mollë/ Tiranë11.    Ndroq/ Tiranë12.    Ullishte/ Elbasan13.    Mirakë/ Elbasan14.    Bersnik/ Gramsh15.    Bratile/ Gramsh16.    Lozhan/ Korçë17.    Voskopojë/ Korçë18.    Grize/ Fier19.    Konisbalte/ Berat20.    Mbreshtan/ Berat21.    Vertop/ Berat22.    Guak/ Skrapar23.    Dhemblan/ Tepelenë 24.    Mezhgoran/ Tepelenë25.    Radesh/ SkraparBllokohet grumbullimi i armatimit në PatoSFIER - Katastrofa e ndodhur në Gërdec të Vorës ka alarmuar banorët që jetojnë pranë depove ushtarake, të cilat nga momenti në moment përbëjnë rrezik për jetën e tyre. Një prej tyre është dhe depoja në fshatin Grizë të Patosit, e cila shërben si pikë për grumbullimin e municioneve nga i gjithë rajoni i jugut. Në këtë zonë, 1.5 km larg qytetit mbërriti dje prefekti i Fierit, Shahun Bejdaj, bashkë me një ekip të emergjencave, sipas të cilit është bllokuar çdo veprim në këtë repart. Në këtë vend janë 9 kapanone magazinash, me një gjatësi rreth 80-100 metra dhe një gjerësi rreth 13 metra, të mbushura me municione luftarake. Përfaqësues të togës ushtarake tregojnë se, muajt e fundit nga ky repart janë transportuar shumë municione luftarake drejt Gërdecit. "Transporti më i fundit është bërë në shkurt 2008. U nisën 10 automjete ushtrie plot e përplot me municione dhe të gjitha u drejtuan drejt Gërdecit. Një ekip i specializuar amerikanësh kanë kryer inspektime ditët e fundit të shkurtit në këtë repart, ku ndodhen tonelata të tëra me llojshmëri predhash dhe municionesh mjaft të rrezikshme ushtarake", u shprehën burimet. Kujtim Ruzhdija, i cili ka shërbyer si rojë prej 3 vjetësh në këtë repart thotë se, aty ndodhen rreth 42 mijë tonë tritol. Përballë këtij fenomeni, prefekti u premtoi banorëve se do të kërkojë nga qeveria një zgjidhje dhe deri në arritjen e saj do të bllokohet mbërritja e municioneve të reja. Ndërkohë, në Qarkun e Fierit janë dhe 2 vatra të tjera të rrezikshme, si ajo e Semanit e Topojës. Dy ditët e fundit kanë ndërmarrë kontrolle dhe verifikime të kujdesshme edhe ushtarakët e brigadës në Korçë, pasi në këtë rreth janë dy grumbullime të mëdha të municioneve luftarake. Mësohet se një ndodhet në ish-depot e rezervave të shtetit në afërsi të fshatit Lozhan dhe një grumbullim tjetër është në depot e ushtrisë në afërsi të fshatit Voskopojë. Kryetari i komunës së Gorës, Bujar Salianji, i cili njëherësh ka përcjellë edhe shqetësimin se sasia e madhe e armatimit e depozituar në Lozhan është shumë afër këtij fshati, që përbën edhe qendrën e komunës. "Ato depo janë ndërtuar dekada më parë për rezerva ushqimore, ndaj edhe janë vendosur afër Lozhanit, ndërsa tani që janë mbushur me municion luftarak përbëjnë rrezik", është shprehur Salianji. Mësohet se edhe depot e armatimit të municionit dhe eksplozivit në Voskopojë përbëjnë rrezik, ndonëse vitet e fundit është treguar kujdes i vazhdueshëm për të shmangur çdo incident.                 m.r/j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›