Ëndrra e Xh. Roberts, organizimi i një darke për çiftin Obama
Ylli i filmit “Pretty Woman”, Xhulia Roberts, ёndёrron të organizojë një darkë në të cilën të jetë i ftuar Presidenti Barak Obama, bashkëshortja e tij Mishel, si dhe dy vajzat e tyre, të cilat do të ishin mikesha të mira për fëmijët e saj. E pyetur nё njё intervistё pёr revistën “Allure” se cila do tё ishte darka e ëndrrave, fituesja e çmimit “Oscar” ka thёnё se Barak Obama, Mishel dhe fёmijёt e tyre do tё ishin nё krye tё listës sё tё ftuarve. “Do tё filloja me çiftin Obama. Vajzat e tyre do tё mund tё luajnë me fёmijёt e mi”, - ka thёnё Roberts. Roberts është shprehur se do të ftojë edhe miqtë e saj Oprah Uinfrei dhe Xhorxh Kluni, komikët Tina Fei, Tom Henks dhe Rita Uilson si dhe regjisorin e filmit ”Closer”, Maik Nikols.
Miki Rourk: “Qeni më ka shpëtuar jetën”
Aktori i rikthyer nё skenё Miki Rourk ka thёnё se qeni i tij i ka shpëtuar jetёn duke e ndihmuar tё kalojё ditët mё tё errëta tё jetёs. “Gjithçka ndodhi rreth 14 vjet mё parё. Gruaja ishte larguar, karriera kishte përfunduar, paratë mungonin. Por, gjithmonё ka njё mёnyrё pёr tё dalё nga kjo gjendje. E kam ditur kёtё. Nuk doja tё isha atje, por nuk doja as ta vrisja veten. Doja thjesht tё shtypja një buton dhe gjithçka tё zhdukej”, - ka thënë aktori. “Qeni im ishte aty kur askush nuk ishte. Mendoj se nuk kam dalё nga shtëpia pёr katёr ose pesё muaj, flija nё dysheme. Nuk kisha fёmijё dhe ai ishte pёr mua”, - ka shtuar Rourk.
19 Shkurt 2009