Aniston do të përballet me “armiken” Zholi
Pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Bred Pit, aktorja e famshme e serialit televiziv “Friends”, Xhenifer Aniston, nuk ka mundur të përballet me Anxhelina Zholinë, e cila është partnerja aktuale e Bred Pit. Dy aktoret kanë pasur njё antipati ndaj njëra-tjetrës pasi Bred Pit u nda nga Aniston pёr tё filluar njё romancë me Zholinë, por ato do ta shohin njëra-tjetrën mё 21 shkurt, nё mbrëmjen e organizuar një natë para ndarjes së çmimeve “Oscar” në Beverli Hills. “Ajo e ka ditur gjithmonë se herët a vonë do të përballej me të, megjithatë kurrë nuk ka qenë e gatshme ta shohë nga afër “armiken” që i mori bashkëshortin dhe formoi me të një familje të madhe. Megjithatë, Xhon Majer do ta shoqërojë Aniston në ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve “Oscar” të dielën. Aniston do të shkojë me Majer në këtë eveniment, ndërsa ish-i i saj Bred Pit me mamanë e fëmijëve të tij Anxhelina Zholi presin të marrin çmimet si aktori dhe aktorja më e mirë në role kryesore. “Do të shkoj në ndarjen e çmimeve Oscar”, - është shprehur Majer. “Kjo do të jetë hera e parë që do të marr pjesë në një eveniment të tillë dhe hera e parë do të jetë pikërisht si shoqërues i së dashurës sime”, - ka shtuar ai. Ky duhet të jetë një lehtësim për Aniston, e cila do të shokohet kur t’i shikojë kaq pranë Pit dhe Zholi.
19 Shkurt 2009