E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çorovodë, 13 mijë banorët pa ujë të pijshëm

19/12/2008  U ça tubacioni nga prurjet e lumit. Furnizim pas 10 ditësh

SKRAPAR- Vështirësitë nga shirat e rrëmbyeshëm nuk kanë shkatërruar dëme vetëm të mbjellat në rrugët dhe banesat në rrethin e Skraparit. Problemi që kanë hasur ditën e djeshme rreth 13 mijë banorë të qytetit të Çorovodës ka të bëjë me ujin e pijshëm, i cili është ndërprerë 48 orë më parë për këta konsumatorë. Gjendja është rënduar për shkak se lumi Tomorricë duke dalë jashtë shtratit të tij ka shkëputur rreth 15 metër tub çeliku të ujësjellësit të bardhë, i cili shtrihej vertikalisht më ujërat e lumit. Vorbulla e ujërave të rrëmbyeshëm të ardhura nga malet kanë krijuar rrëmbyeshmëri të tubacionit duke bërë që ujërat e lumit të depërtojnë bashkërisht në ujin e pijshëm. Problemi është hasur nga vet banorët, të cilët nga rubinetet e çezmave të tyre ka rrjedhur uji i përzier me dhera që vetëm uji i pijshëm s’mund të quhet kanë cituar banorët pasi në tubacionin kryesor kalonte uji lumi. Problemi është ngritur dhe vet Drejtoria e Ujësjellësit, e cila nëpërmjet televizioneve lokal, ka urdhëruar ndalimin rreptësisht të përdorimit të ujit të pijshëm nga banorët. Ndërsa banorët i janë drejtuar pushtetit lokal për zgjidhje të problemit brenda ditës së djeshme apo 24 orë më pas, ndërsa këta të fundit e kanë quajtur të pamundur. Burime nga Drejtoria e Ujësjellësit kanë bërë të ditur se të paktën duhen rreth 10 ditë që gjendja të përmirësohet, pasi përveç riparimit të tubacionit të këputur të çelikut për disa ditë të tjera duhet të bëjmë ripastrim dhe klorinim të tubacioneve funksionuese, por që tashmë janë të mbushura vetëm me uji lumi. Gjithashtu dhe në rrethin e Beratit uji i pijshëm vjen i turbullt dhe për konsumatorët zgjidhja tashmë mbetet blerja në dyqane deri në përmirësimin e situatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›