E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasja sekserë-ambasada italiane

19/12/2008  Akuzat dhe mohimi i tyre

TIRANË- Sekserët jashtë veprimtarive ligjore e zyrtare në ambasada, përveçse të kthyer në problem për xhepat e shqiptarëve që aplikojnë, por provokojnë edhe një reagim të ambasadës italiane. Në një njoftim për shtyp ajo thotë se ambasada italiane zhvillon një veprim të vazhdueshëm kundër personave që jashtë selisë tërheqin publikun shqiptar dhe në mënyrë joligjore pretendojnë se mund të lehtësojnë caktimin e takimeve pranë Zyrës Konsullore apo lëshimin e dokumenteve kundrejt pagesave nga ana e publikut shqiptar. Ambasada italiane fton publikun t’i drejtohet vetëm punonjësve të ambasadës dhe zyrave përkatëse për çdo shpjegim apo vërejtje. Me qëllim ndalimin e fenomenit të sekserëve, ambasada italiane është në kontakt të ngushtë me autoritetet përkatëse shqiptare. E teksa ambasada nuk lëshon pe për abuzimet, vetë të quajturit sekserë jashtë dyerve që plotësojnë formularë ose mundësojnë aplikime më “efikase”, kanë mohuar akuzat.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›