E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy hapa para nje hap prapa

Me ne fund kemi hyre ne fazen finale te procesit zgjedhor qe njihet ndryshe dhe faza e ankimeve. Keshtu cdo gje qe eshte bere keq apo mire - me ligjin dhe me kompetencat tani ka shansin te shoshitet ne organin me te larte te hierarkise zgjedhore ne Kolegjin Zgjedhor. Ky kolegj ndan shapin nga sheqeri ndan fituesin nga humbesi ne menyre finale. Por jo cdo fitues apo humbes duhet patjeter te shqyrtohet nga Kolegji Zgjedhor. Ky organ ka ne dore vetem fatet e atyre rezultateve qe jane te diskutueshme per te cilet qytetaret e thjeshte te ketij vendi nuk jane te qarte dhe partite japin mendime teresisht te kunderta me njera-tjetren.

Sigurisht qe garancite per te shoshitur keto diskutime nuk jane absolute sepse jo vetem qe Kolegji Zgjedhor mund te gaboje por edhe se cilado pale qe do dale e humbur ne kete beteje pritet qe te godase sa me shume kolegjin. Kjo vlen edhe me shume kur ka dyshime serioze se presionet me joshje apo me kercenime jane bere nje ingredient normal ne kete situate lufte per kalane e Tiranes.

Kjo eshte nje situate kur Kolegji Zgjedhor eshte i detyruar te veproje me shume kujdes. Nuk duhet harruar se si ne versionin e PS-se ku Rama fitoi me 10 vota para ashtu edhe ne versionin e PD-se ku Basha fitoi me 81 vota para diferenca eshte aq e imet saqe kerkon qe gjyqtaret te sillen me ligjin njelloj si kirurget. do prerje trashe-trashe me ligjin do sjelle permbysje te jashtezakonshme te situates ndaj duhet qe operacioni ligjor te behet me prerje shume te holla shume logjike dhe shume parimore qofte per hir te faktit se ky eshte nje debat juridik dhe ata gjyqtare karriere duhet te ruajne nje lloj integriteti profesional qofte edhe per hir te presionit te nderkombetareve qe po monitorojne gjithcka nga aq afer saqe te gjitha palet po e ndjejne frymemarrjen e tyre pas zverkut.

Mazhoranca duke shfrytezuar perparesine numerike ne KQZ luajti trashe dhe perfaqesuesit e saj ne KQZ shpesh nuk jane sjelle si jurist e si gjyqtare madje kane thyer dhe etiken minimale qytetare por gjithsesi prodhuan nje baze juridike ne favor te saj dhe keshtu e detyruan opoziten qe levizjen e radhes ate ne Kolegj Zgjedhor ta beje me shume kujdes njelloj sikur te ece mbi veze sepse ne kete moment nuk ka mbetur shume per te bere dhe cdo hap i gabuar eshte shume i kushtueshem e mund te coje deri ne dhurimin e pushtetit ne tavoline.

PS duhet te zgjidhe dy probleme se pari te hedhe poshte ate qe beri KQZ gjate gjithe ketyre diteve dhe se dyti te detyroje KQZ-ne te beje ate qe nuk beri qe ne fillim duke nxjerre Ramen fitues me 10 vota para. Per te arritur kete ajo po ndjek nje taktike qe ngjan me proverbin dy hapa perpara dhe nje hap prapa. Keshtu jane nisur deri tani 3 procese kryesore ne funksion te njeri-tjetrit.

Per arsye se KQZ mori vetem nje vendim duke nxjerre Bashen fitues me 81 vota para duket sikur nuk ka asnje rezultat zyrtar qe Rama fitoi. Ndonese mediat e transmetuan perseri jemi perpara faktit qe nuk ka asnje akt zyrtar qe ta vertetoje kete gje. Ndaj jo per nga radha kronologjike por per nga radha logjike e veprimeve procesi i pare eshte ai i hedhjes poshte i te gjithe numerimit te votave te hedhura ne kutine e gabuar. Kjo kerkohet sepse KQZ ka vepruar ne shkelje te kompetencave dhe ka nderhyre ne nje rezultat qe ishte kompetence e KZAZ-ve qe tashme i kishin marre vendimet e tyre. Nese kolegji e pranon atehere nuk do te thote qe menjehere Rama te shpallet menjehere fitues sepse ende nuk kemi te shpallur ndonje rezultat zyrtar qe ai ka 10 vota me shume se Basha.

Keshtu nis hapi i dyte. Pasi i gjithe rinumerimi i votave te hedhura ne kutite e gabuara te mund te konsiderohet i pavlefshem Kolegjit Zgjedhor i duhet kerkuar qe te detyroje KQZ-ne te nxjerre rezultat ku Rama ishte fitues. Por kjo nuk eshte kaq e thjeshte sepse ne ndonje KZAZ mungon vendimi per mbylljen e numerimeve dhe ne ndonje tjeter eshte konstatuar se jane lene vota te panumeruara. Me kete justifikim numerimi i tyre eshte bere nga KQZ duke shtuar edhe votat e hedhura ne kutite e gabuara. Keshtu duhet te riparohet edhe ky aspekt duke u hedhur poshte procedura e ndjekur. Ja pse PS ka hedhur ne gjyq vendimin e KQZ-se qe miratoi jo me votat e duhura kete metode numerimi. Ne perfundim po vajti gjithcka mbare ne argumentimin e PS-se do te mund te mblidhen vetem votat qe jane shenuar ne procesverbalet e KZAZ-ve perpara se te ndryshoheshin nga KQZ.

Por ne baze te ligjit ankimi kunder nxjerrjes se rezultatit per Tiranen ku Basha del fitues eshte nje rast i vecante dhe duhet te behet se pari ne KQZ brenda 3 diteve dhe pastaj te shkohet drejt Kolegjit Zgjedhor. Po nuk u ndoq kjo rruge atehere PS-ja do te konsiderohej se ishte dakord me ate qe ndodhi. Per kete arsye PS-ja ka hedhur nje hap prapa duke u terhequr edhe nje here nga Kolegji Zgjedhor e duke u paraqitur ne KQZ me kerkesen e paraqitur ne daten 26 maj pra brenda 3 diteve sic thote ligji. Ankesa ne KQZ ne thelb eshte me shume formale dhe nuk pritet te arrije te zgjidhe ndonje gje. Vetem pasi te kete konsumuar kete hallke te detyrueshme dhe pasi te marre nga KQZ sipas gjasave nje pergjigje negative PS-se do ti duhet te rikthehet serish ne Kolegj Zgjedhor brenda 5 diteve.

Pas ketyre ecejakeve duket sikur ne fund te tunelit ka drite. Por tuneli eshte shume i gjate dhe sikur ne njerin prej hapave Kolegji Zgjedhor ta rrezoje PS-ne atehere hapat e tjere do te kene shume pak kuptim. Ankesa e pare ajo per te nxjerre rezultatin e Tiranes u pushua sepse rezultati tashme eshte nxjerre. E gjithe rendesia eshte tek ajo ankese e cila eshte ende duke u shqyrtuar ne KQZ dhe nuk ka perfunduar ende ne tryezen e Kolegjit Zgjedhor.

Gjithsesi duket se PD eshte e favorizuar sepse po u rrezua padia e PS-se ne Kolegj atehere Basha eshte menjehere fitues kurse po u pranua kjo padi jo domosdoshmerisht mund te thuhet qe fiton Rama sepse duhen edhe disa veprime te tjera. Ndaj shkalla e veshtiresise me te cilen perballet PS eshte shume me e madhe dhe shanset per ta fituar ceshtjen ne Kolegj jane me te vogla se ato te PD-se pa permendur ketu friken e nderhyrjeve te pushtetit ekzekutiv e te qeverise ne punet e Kolegjit Zgjedhor.

Pra sic duket eshte situate e komplikuar. Ne mes te kesaj ecejake juridike gjeja me e keqe qe mund te ndodhe eshte qe publiku i gjere do ta kete te veshtire ta marre vesh cpo ndodh. Ne nje klime mosbesimi ndaj gjykates kur problemi eshte shume i koklavitur te gjitha palet mund te abuzojne dhe nga ky lemsh ligjor mund te tjerrin disinformacion dhe keqinterpretim. Sidoqofte kam besim se argumentimi i Kolegjit Zgjedhor do te jete me profesional se ai i KQZ-se cka duhet ti shtyje palet ta pranojne se paku pjeserisht logjiken juridike duke treguar pjekuri perballe syve te bera kater nga nderkombetaret.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›