"A kanë forca të gjejnë përgjegjësi brenda vetes për reformat?"
Është koha dhe momenti deciziv që të angazhohen dhe impenjohen në maksimum të gjitha kapacitet dhe potencialet e mundshme politike, intelektuale, juridike e profesionale në punen dhe masat për pershpejtimin e reformave. Është pikerisht në misionin, nderin, detyren dhe pergjegjesine e politikaneve, ligjvenesve, njerzve të mençur e me kapacitete intelektuale të larta, erudite e kompetente që me zell e perkushtim patriotik e kombetar të projektojme masat e nevojshme në realizimin të objektivit madhor të reformave. Është e nevojshme të theksojme se në një shoqeri të hapur pluraliste demokratike, toleranca, marrëveshjet, iniciativat në sensin pozitiv, kompromiset, elasticiteti, dialogu, vullneti, bashkepunimi, konstruktiviteti dhe mirekuptimi duhet të jene perhere prezente e të aplikueshme në zbatim të te gjithë veprimtarise politike në pergjithesi e të zbatimit të reformave në veçanti. Prandaj, pozite dhe opozite, konvergoni bashkerisht, unfikoni mendimet, opinionin dhe qendrimet, demostroni perhere vullnet dhe gadishmeri, seriozitet dhe pergjegjesi për të zhbllokuar realizimin e reformave e sidomos të reformes elektorale dhe asaj të drejtësisë.