"Do vijë dita që të shfrytëzojmë energjitë tona pozitive?"
Jam nji qytetar nga Kosova, jam lexues i rregullt i gazetës tuaj. Për herë të parë ju shkruaj dhe ju uroj punë të mbarë duke ju dëshiruar sukses. Jeni një pjesë e familjes për informim të shpejtë dhe objektiv për situatën në hapësirën shqiptare. Falënderojmë Zotin, që pas shumë vuajtjesh dhe lufte, na mundësoi që sot populli shqiptar të jetë i bashkuar që të lëvizim lirshëm drejt Tiranës e Prishtinës. Për të realizuar kët liri është dashur kohë dhe mund shumë i madh. Por sot duhet ta shtrojmë një pyetje: Sa dhe si po e shfrytëzojmë energjinë pozitive për të çuar përpara çështjet tona madhore?