E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Formë e shfryrjes së dufit të mbledhur për kaq vite"

Shqiptarët kanë ikur në shumë vende të botës dhe kudo ku janë jo vetëm që stabilizohen ekonomikisht, si edhe me dokumente, por kanë edhe një ndjenjë krenarie ta quajnë veten shqiptarë, biles të varin edhe flamurin kudo ku janë nëpër makina, dyqane, shtëpira dhe ballkone. Fakti që në Greqi askush nuk merr guximin të ngrejë qoftë edhe një flamur shqiptar, për mua tregon shumë përsa i përket racizmit në Greqi, pavarësisht nëse u pëlqen apo jo të rrinë në atë vend. Vetëm kështu mund të shpjegoja faktin, kur në Boston ditën që greku mori Kupën e Europës në Futboll, më shumë dolën shqiptarë me flamur të kuq vetëm sa për të acaruar nervat e grekëve dhe për t'u treguar "juve keni të drejte të celebroni fitoren tuaj edhe në një vend të huaj, neve përse nuk mundemi në vendin tuaj" do thuash që ishte gabim, por ishte një forme e shfryrjes së dufit të mbledhur për kaq vite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›