E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Plaga që shkakton miku, është më e dhimbshme"

Sado që vrasja e Cezarit i takon lashtësisë në histori, ajo sjell, ne vetvete, nje mesazh të madh: sjell mesazhin që goditja, ne një çast- qofte dhe historik - nga një njeri i afert apo nga një mik, eshte me e dhimbshmja. Vertetë që Cezari mori shume plage dhe fati, kur thone- ne merret në evidence - ish, si të thuash, i paracaktuar. Padyshim që goditja nga Bruti (qe, siç shenojne historianet, ishte si bir me shpirt i tij), qe dhe me e dhimbshmja dhe me asgjesuesja. Dhe nuk i ka ndodhur vetem Cezarit, ne lexon mire historine, duke e pare ate jo si vezhgues, ne kalim, por si një vezhgues skrupoloz, nga keto lloj goditjeje "Made in Brut", po të shprehesha keshtu, ka pasur plot dje, në skenen e jetes shqiptare dhe po keshtu edhe sot e kesaj dite. Pasqyrat janë perpara dhe mjafton të shikohesh në to. Do të shihni se cilido personazh që ka marre nga keto lloj goditje, padyshim, dhimbje ka ndjere nga plaga e Brutit. Plaga që të shkakton miku (Bruti) është disafish me e dhimbshme sesa ajo që të shkakton armiku. Qe andej ka ardhur dhe shprehja: "Më ruaj, o Zot, nga miqtë, se nga armiqtë ruhem vetë!". Dhemb, dhemb plaga e Brutit...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›