E Diel, 1 Nëntor 2026

"Pak humor me një "ngjarje" në Ferrin e politikanëve"

Më ka pëlqyer shumë ai improvizimi komik për Nano-Berishën me garën e korrupsionit, që lexova në këtë rubrikë. Dua t'ju përcjell edhe unë një të tillë, që e kam lexuar ditët e fundit dhe kam qeshur shumë… "Pas vdekjes, Nano dhe Berisha paraqiten para Shën Pjetrit në qiell, i cili do të vendoste nëse duhet të shkonin në Ferr apo në Parajsë. Pasi i këqyri me vëmendje dhe studioi "dosjen" e secilit, së bashku me shënimet e "të dërguarve" të tij në tokë, gjyqtari qiellor i dërgoi të dy në Ferr(!?) Thonë se atje Nano u dënua, që të jetojë me një grua të shëmtuar, përjetësisht! Gruaja, një plakë shtrigë, ia nxiu kaq shumë jetën, sa Nano u detyrua t'i kërkojë takim Shën Pjetrit. Kur takimi u pranua, Nano i thotë Pjetrit: "Kjo nuk është e drejtë. Unë po vuaj shumë, kurse ai tjetri, Berisha, megjithëse është në Ferr po rri me Klaudia Shiferin". Dhe përgjigja e Shën Pjetrit ishte: "Ej... kemi dënuar Klaudia Shiferin të rrijë me të…".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›