E Diel, 1 Nëntor 2026

"Alternativat nuk mungojnë, por këta njohin vetëm gjuhën e parave"

Falënderoj botuesin e kësaj gazete si dhe drejtues e komentatorë të saj, që janë angazhuar shpesh në mbrojtje të qytetarëve të sulmuar me vendime korruptive të klasës së papërgjegjshme politike që ka ky vend. Konkretisht z.Kokëdhima për ndalimin e projektit të djegies së plehrave të Romës në Tiranë dhe z.Ardian Klosi dhe drejtorin e kësaj gazete që ishin në Vlorë për të bërë të pamundurën kundër politikes së korruptuar që kërkon të bëj atë që nuk bëhet në Vlorë. Inceneratoret për plehrat leshojne pluhurat e imta që shkaketojne astmën dhe semundje frymëmarrje tek femijet. Kjo është vertetuar me analiza të bera në Itali dhe në Spanjë. Vetem centralet nukleare dhe panelet diellore prodhojne energji të paster. Por nuklearja ka shpenzime kolosale për të eliminuar skorjet. Edhe për hidrocentralet me uje janë të vështirë, sot në bote vdesin ose semuren 8 milione njerez për mungese uji dhe për të ardhmen mendohet se do jetë më keq. Pas 25 vjetesh uji dhe nafta janë në shterim. Ketu nuk ka vend për alternativa, në fakt, se korrupsioni ka bere të veten. Juve në shkrimet tuaja shkruani me gjuhen e miresjelljes e kultures, por politikanet tane njohin vetem kulturen e Parave. Duhet perdorur gjuha e popullit, ndryshe nuk degjojne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›