E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ku t'i kërkoj rrënjët e "sukseseve" të tua Qeveri?"

Ku t'i kërkoj rrënjët e "sukseseve" të tua Qeveri? Në ushtrinë e madhe të të papunëve apo ushtrinë e të vetë-flijuarve të përditshëm? Në rrugët, pëllëmbë e lapidarë apo në aferat korruptive të tenderave të rrugëve?

Në mungesën e ujit apo të dritave? Në pluhurin mbytës të rrugëve apo plehrat banket për qentë? Në pensionet ushtarake apo pagat nën minimumin jetik? Në mos respektimin e popullit të Vlorës për referendum apo mos zbatimin e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pensionet e ushtarakëve?

Në mos kthimin e pronës të zotit, apo në mos dëmshpërblimin e të dënuarve politikë?

Në ngritjen dyfish të çmimeve apo në 80% të ekonomisë ilegale? Në kalimin e lekëve të donatorëve në Arkën e Shtetit apo në ndihmat për të mbijetuarit që afati i skadimit ju mbaronte sot? Në përjashtimin e Shqipërisë nga FIFA dhe UEFA? Në lotët e shteruar të Otrantos apo lotët e freskët për vogëlushët e Farkës dhe të Gërdecit?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›