"Një grumbull ordinerësh që kanë kthyer mashtrimin në art"
Çdo popull ka në krye pushtetin që meriton. Ne jemi ata që verbalisht shkojmë e votojmë për të njëjtët persona tash 18 vjet. S'lanë krim pa bërë ndaj nesh këta pushtetarë të të gjitha ngjyrave dhe ne prapë i mbushim sheshet, shumë herët dalim e votojmë për këta hajdutë. Ne nuk dalim të protestojmë për drita, për ujë, por jemi shumë të kënaqur se të paktën nuk na kanë zënë diellin. Po ia gjetën anën edhe atij ne prapë do mësohemi të rrojmë pa diell. Nuk dalim për të nxjerre para ligjit shkaktarët e tragjedive që i shkaktuan popullit për 60 vjet. Shëtisin krenarë dhe të bllokojnë dhe median ish-udhëheqësit e Partisë së Punës dhe udhëheqësit e lavdishëm të këtyre 20 viteve dështim. Ligjërojnë nëpër podiume hajdutët dhe ne jemi të kënaqur kur këta pushtetarë bëjnë miliona dollarë, ndërsa ne si popull varfërohemi përditë. Nuk është e vërtetë se pushtetarët tanë janë mediokër, ata janë një grup rrugaçësh që e kanë kthyer mashtrimin në art.