E Diel, 1 Nëntor 2026

"Brezi i ri i prokurorëve, ka një detyrë historike për të kryer

Brezi i ri i Prokurorëve, hetuesve e policëve duhet me ç'do çmim t'i kthejë shqiptarëve pasurinë e tyre të grabitur poshtërsisht, nga një bandë vagabondësh që pushtuan çdo segment të jetës shoqërore e psiqike të një populli të tërë të rrezuar për tokë. Lufte kunder grabitesve të bukes së femijeve tane, perdhunuesve të endrrave të nxenesve të ç'do niveli, politikaneve të inkriminuar të djeshem e të sotem. Lufte kunder djallezise së hajduteve të fshehte, luksit të shfrenuar perpara turpit të mijerave shqiptareve që nuk ngrejne dot kokat e tyre fisnike. Lufte kunder ujqerve të strukur në institucionet e shtetit, bejlereve të reformuar të së djeshmes, gushëkuqve të salloneve që flamurin tone të mjere e kanë bërë zhele të ndyre. Ish-ministra, ish-kryetarë bashkish, ish-sherbetorë, ish-ambasadorë, ish-lakenj e prostituta. Asnje skrupull kunder këtyre qenieve të ulta që lanë femijet e pafajshem të një populli me të gjitha mundësitë për kamje, neper rruget e erreta të skamjes, ndersa femijet e tyre zgerdhihen, perdridhen e ushqehen nga lotet e të vobektëve. Asnje meshire, per ç'do fodull që shtyu baballaret tane neper shkalle institucionesh kur kerkonin pune e buke për të shtrenjtit e tyre, asnje meshire për ate bande hienash që Shqiperine e fundosen në balten e hidhur të mohimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›