E Diel, 1 Nëntor 2026

"Nuk do të bëjnë kurrë ligje që do t'ju kthehen për kokë!"

 
Në Shqipëri ka dy ligje, dy Kushtetuta, dy rregullore, njëra për atë që kanë pushtetin (që të mos i prekë gjë) dhe tjetra për të tjerët. Kjo me sa duket, ka qenë kështu gjithmonë në Shqipëri, që nga mbreti Zog, diktatori Enver, e pastaj tek të gjithë "demokratët" e "socialistët" e tanishëm. Kjo është vertetë për të ardhur keq, sepse nuk jep shume shpresa se do ndryshoje. Puna është si tek pyetja e pazgjidhur: "VEZA bëri PULËN" apo "PULA bëri VEZËN". Kush ta beje ligjin në Shqiperi? Kush e do ligjin në Shqiperi? Kush e kerkon ligjin në Shqiperi? Politikanet?! Ata nuk respektojne ligjet që tashme janë në fuqi, e lere me të bejne ligje me të forta kunder korrusionit e imoralitetit politik etj., që, në fund të fundit, do drejtoheshin kunder atyre vetë në radhe të pare! Politikanët e sotëm në Shqipëri mbase janë të paaftë, të korruptuar, imoralë etj., etj., por ata kurrsesi nuk mund të jenë aq budallenj sa të bëjnë ligje që do t'ju kthehen për kokë!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›