E Shtunë, 31 Tetor 2026

125 vjet nga vdekja e Marksit

Karl Marksi vdiq më 14 mars 1883, në moshën 64-vjeçare, në mërgim, në Londër. Vetëm 11 vetë ishin në varrimin e tij në varrezat Highgate. Karl Marksi ishte në fund privatisht një njeri i vetmuar, i dëshpëruar dhe i sëmurë. Vdekja e gruas së tij, Jeny, më dhjetor 1881 e kishte rrëzuar. Pastaj vdekja e vajzës së madhe, më janar 1883 i mori fuqinë e fundit të jetës. Në vitet më pas, ai u bë ideator i lëvizjes socialiste. Socialdemokratët gjermanë i përvetësuan analizat dhe prognozat e tij që në vitet 1880 dhe i ngritën në vitin 1891 në programin e partisë në Erfurt. Bolshevikët rrëzuan 1917 despotikë caristë në Rusi, duke u mbështetur në tezat e tij. Dhe rilindjen e fundit të madhe, deri tani të Marksit, e përjetuan shoqëritë moderne në vitin 1968, kur studentët protestues mbajtën në rrugë parullat dhe librat e tij.
Filozofi dhe specialisti i Marksist, Wolfgang Fritz Haug, thotë se, si ide të "manifestit komunist dhe shkrime të tjera, nuk e kanë humbur aktualitetin deri sot. "Ka disa pasazhe nga manifesti komunist, që lexohen sikur Marksi, i cili kishte pasur mundësinë të udhëtonte në kohën e sotme dhe të përshkruante se si do të ishte sot. Kjo në vitin 1847, kur ai e ka shkruar, duhej të ketë qenë fare e papërfytyrueshme për bashkëkombësit e tij".
Marksi punoi për vite të tëra në Londër si gazetar. Ai vëzhgoi nga afër ndryshimet në jetën e njerëzve, përshkroi në radhë të parë vuajtjen dhe frikën për ekzistencën që solli me vete revolucioni ekonomik. Sot mund të çuditesh sesa aktuale janë analizat e tij. Që në manifestin komunist ai përshkroi një fenomen, që diskutohet edhe sot: frikën e shtresës së mesme nga rënia sociale.
Marksi ishte një kundërshtar kritik i kapitalizmit. Në kulmin e revolucionit industrial, ai vëzhgoi ndryshimet e mëdha që shkaktoi kapitalizmi jo vetëm në Angli dhe Evropë, por edhe në mbarë botën.
"Borgjezia me shfrytëzimin e tregut botëror e ndërton në mënyrë kozmopolite prodhimin dhe konsumin e të gjitha vendeve. Industritë e vjetra kombëtare janë shkatërruar dhe shkatërrohen përditë. Ata hidhen mënjanë nga industri të reja, futja e të cilave bëhet çështje jetike për të gjitha kombet e civilizuara, nga industri të cilat nuk përpunojnë lëndë të para të vetat, por lëndë të para nga qoshet me të largëta të botës dhe prodhimet e të cilave nuk konsumohen vetë në vend, por në të gjitha pjesët e botës".
Borgjezia me shfrytëzimin e tregut botëror e ndërton në mënyrë kozmopolite prodhimin dhe konsumin e të gjitha vendeve. Industritë e vjetra kombëtare janë shkatërruar dhe shkatërrohen përditë. Ata hidhen mënjanë nga industri të reja, futja e të cilave bëhet çështje jetike për të gjitha kombet e civilizuara, nga industri të cilat nuk përpunojnë lëndë të para të vetat, por lëndë të para nga qoshet me të largëta të botës dhe prodhimet e të cilave nuk konsumohen vetë në vend, por në të gjitha pjesët e botës".
*Autorja është gazetare e radios gjermane "Deutsche Welle"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›