E Diel, 1 Nëntor 2026

"Gratë që janë aktualisht në politikë, të bëjnë një lob"

Mirëdita dhe përshëndetje! Kaluan dhe festat e 7 dhe 8 Marsit me pak bujë dhe përkushtim për nënat dhe motrat tona. Mendoj se shoqëria shqiptare ka mbetur në kornizën e sloganeve për femrat në përgjithësi dhe janë në hije shumë gra intelektuale që bëjnë edhe punë të rëndomta sepse nuk ka vlerësim për to. Doja të tërhiqja vëmendjen edhe për diçka tjetër. Gratë që janë aktualisht në politikë, në vend që të bëjnë një lob të fuqishëm së bashku, shpesh bëhen agresive kundër njëra-tjetrës. Emancipimi i femrës shqiptare fillon nga kreu, nga elita e shoqërisë dhe vazhdon më tej. Nëse vetë femrat nuk do të bëjnë përpjekje për t'u ngjitur lart me intelektin e tyre, nuk do kemi ndryshimin e dëshiruar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›