"Një eksperiencë, në një nga përfaqësitë tona diplomatike"
Përshëndetje "Shekulli"! Jetoj në Uashington, SHBA. Më duhej të merrja ambasadën në telefon për ca çështje. Marr # 411(information) Albania Embassy dhe me japin # (202) 588-5750. Provojeni këtë numër, por kurrë s'do të merrni përgjigje. Ambasada jonë s'ka "answer machine". Dhe ky është numri po e kërkuat në telefon. Ti bie shkurt, shkoj tek Ambasada. Një ndërtesë antike por JO e mirëmbajtur. I bie ziles, por më kot. As orar, as ndonjë lloj lajmërimi, asnjë gjë. I shkoj ndërtesës rrotull, asgjë s'pipëtinte. Dera e garazhit si një trup i zgjebosur. Boja (që kush e di se kur ish lyer) e plasaritur dhe e varur në mënyrë të pështirosur. Perdet të palara. Gjithçka të jepte përshtypjen e një (hunted house) ndërtese fantazmë. Kur i kisha humbur shpresat, shoh që një zonjë del nga dera, për të shkuar ndoshta për kafe a pazar. I tregoj përse kisha shkuar. Tani më thotë: "Nuk ka njeri në ambasadë, por ti prit këtu se besoj do kthehen" (!) Ishte e hënë, ora 10.30 am, mëngjes!
Kam 17 vjet në Amerike por një pritje e tillë s'më ka ndodh asnjëherë, askund, në asnjë ambient shtetëror apo privat. Vijmë nga një vend me tradita por që për fatin tonë të keq, nuk zbatohen. Aq sa punojnë politikanët tanë (në Shqipëri) aq punojnë edhe këta këtu. Është me të vërtetë për të ardhur keq për vendin dhe popullin tonë. Kemi njerëz të paaftë në krye. Faleminderit për kohën që ju mora.