"Duan dru gazetarët"
Po ta kishim gazetarin Të fortë sa një deputetKëmbët do kishim në krahëDo merrnim malit përpjetë.Do na turresh gazetariTë na pyeste e qëllontePërgjigjen do ia kthenimAshtu si ai e donte.Më mirë që është kështuQë s'ka fuqi gazetariSe nuk do merrej më veshCili do ishte i pari.Në cilin shtet të botësKeni parë një gazetarQë të pyes DeputetinDëftesën ku e ka marrë?!Këto janë pyetje intimeNuk i bëhen çdo njeriuAq më pak një deputeti"Si guxoi faqeziu"??Del Shoqat'e GazetarëveEdhe aktin e dënon.Po të ngrihen falsifikot?Shteti, për një orë mbaron!Po ta lenë falsifikatorëtZanatin në ShqipëriBëhet një lëmsh i paparëQë s'e zgjidh dot më njeri.Mos i mbroni gazetarëtSe me kokrra ata janë.Mbani mirë falsifikuesitSe gjysmën e shtetit kanë.