E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Durrës-Kukës" ,Rama:Për Bashën kemi prova nga hetimi

Prokurorja e Përgjithshme ka lëshuar një "grusht" të fortë mbrëmjen e së shtunës ndaj Ministrit të Jashtëm Lulzim Basha, duke e paralajmëruar se ndaj tij ka prova hetimore dhe jo fakte të paqena apo pretendime.
Reagimi i Ramës vjen pak orë pasi ministri Basha e akuzoi se ajo, nga zyrat e kryesocialistit Edi Rama, ka marrë akuza politike dhe shpifje dhe i ka shndërruar në pjesë të një dosjeje penale ndaj tij duke e marrë si të pandehur për abuzime lidhur me rrugën Durrës-Kukës. Ina Rama ka theksuar se nё lidhje me çёshtjen ndaj Ministrit tё Punёve tё Jashtme, Lulzim Basha, "Prokuroria e Përgjithshme si në të gjithë aktivitetin e saj mbёshtetet mbi faktet qё rezultojnё nga hetimi dhe mbi dispozitat ligjore nё fuqi dhe nuk ka shkelur nё asnjё aspekt ligjin". Rama kujton faktin se "pas vendimit tё gjykatёs së Tiranёs, e cila e shfuqizoi vendimin e prokurorisё pёr zgjatjen e afatit tё hetimit, prokuroria nuk ka kryer asnjё veprim hetimor nё lidhje me kёtё procedim penal, gjё qё do tё thotё se nuk ka ndёrmarrё asnjё veprim tjetёr qё konsiston nё marrjen e provave qё provojnё akuzёn". "Nё zbatim tё vendimit tё mёsipёrm tё gjykatёs, pavarёsisht se ky vendim ёshtё konsideruar i padrejtё nga ana jonё dhe ёshtё apeluar, Prokuroria u detyrua tё mos bёjё veprime hetimore te metejshme, dhe ta pёrfundojё çёshtjen duke i mbёshtetur konkluzionet e saj vetёm nё provat e marra para dates sё vendimit tё gjykatës", - vë në dukje Prokurorja e Përgjithshme. Më tej, ajo sqaron: "Edhe pse pёr jojuristёt, është pak e vёshtirё pёr t'u kuptuar nё vёshtrimin e parё, sepse ёshtё njё problem specifik juridik, na duhet tё shpjegojmё se aktet procedurale tё formuluara tani nga Prokuroria siç ёshtё pushimi i çёshtjes pёr Armand Telitin dhe Lejla Saraçin, plotёsimi i akuzёs pёr Andi Tomёn dhe ngritjen e akuzёs pёr ish-Ministrin e Transporteve, aktualisht Ministrin e Jashtёm, Lulzim Basha, janё akte procedurale dhe jo veprime hetimore, nёpёrmjet tё cilave prokuroria jep konkluzionet e saj pёr kёtё çёshtje dhe ushtron ndjekjen penale nё pёrputhje me funksionet e saj kushtetuese". Rama sqaroi edhe se "veprimtaria hetimore e prokurorisё lidhet me marrjen e provave gjatё hetimit pёr tё provuar fajёsinё ose jo tё personave tё pёrfshirё nё njё proces penal". Ndёrsa akti i njoftimit tё akuzёs, si rasti konkret me z. Basha, sipas Ramës, ёshtё akt procedural, i cili është produkt i analizёs që u bёhet tё gjitha provave te vjela dhe tё pёrftura nga veprimet hetimore. "Pёr mё tepёr vendimi i Gjykatёs sё Tiranёs qё shfuqizon zgjatjen e afateve tё hetimeve ёshtё njё vendim qё nuk i shtrin efektet mbi zt. Basha, 1) sepse ai vetё nuk kishte bёrё ankim pёr zgjatjen e afateve tё hetimit, ndёrkohё qё afati i hetimit lidhet me shёnimin e emrit tё personit nё regjistrin e veprave penale, pra ёshtё individual dhe 2) sepse asnjё vendim me karakter penal i njё gjykate tё zakonshme si ёshtё ajo e Shkallёs sё Pare Tiranё, nuk mund tё shtrijё efektet mbi z. Lulzim Basha pasi ai ёshtё deputet i Kuvendit tё Shqipёrisё dhe kompetencёn pёr tё vendosur pёr njё procedim penal lidhur me tё e ka vetёm Gjykata e Lartё", thuhet në deklaratën e Ina Ramës. Nё mbyllje, deklarata thekson: "Në konkluzion tё tё gjitha argumenteve tё mёsipёrme Prokuroria e Pёrgjithshme ёshtё e bindur se po ekzekuton funksionet e saj kushtetuese pёr ushtrimin e ndjekjes penale duke u mbёshtetur vetёm nё ligj dhe rezultatet e hetimit"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›